Spiune e zbehtë e Dashurisë
Kujtesa ime paksa besnike
Nuk do të vëzhgonte këtë fortesë
Të bukur veçse një orë në të ditë.
Ti maskohesh
Në mënyrën tënde
Kujtesë spiune e zemrës
Dhe nuk e arrin kurrë dinakërinë
E duhur dhe vetëm zemra është fitimtare.
Por shikoje këtë kujtesë
Sytë të lidhur me fasho gati të vdesë
Thotë se ajo nuk mund të besojë
Zemra ime do të fitojë pa marrë asnjë plagë.
Komentet