Sfida mes 37 vjeçarit Pacquiao dhe 32 vjeçarit Bradley u mbajt në sallën MGM Grand Arena në Las Vegas të cilën me vendim unanim e fitoi Pacquiao, ku rezultati ishte 116-110
LAS VEGAS (AA) – Njëri nga boksierët më të suksesshëm në historinë e këtij sporti, Manny Pacquiao nga Filipinet, në një sfidë spektakolare ka mposhtur mbrëmë amerikanin Timothy Bradley dhe kështu ka shkuar në pensionin sportiv si kampion në versionin WBO.
Sfida mes 37 vjeçarit Pacquiao dhe 32 vjeçarit Bradley u mbajt në sallën MGM Grand Arena në Las Vegas të cilën me vendim unanim e fitoi Pacquiao, ku rezultati për secilin nga tre gjyqtaret e përballjes ishte 116-110 në favor të boksierit filipinas.
Pas ndeshjes filipinasi deklaroi se tërhiqet nga boksi aktiv. aa
Komentet