Kosova është bërë “nëna e vakive!” Këtu ndodhin çudira nga më të panatyrshmet, por, konsiderohen si të zakonshme! Kur Serbia, në kuadrin e Faderatës jugosllave, e trashi zullumin ndaj shqiptarëve të Kosovës, reagimi ishte i pritshëm. Tashmë, ky reagim nuk ishte klandestin, ilegal, siç kishte qenë nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Përkundër, ishte legal, i hapur, i organizuar, me plan-program, të proklamuar botërisht.
Për 45 vjet radhazi, veprimtaria klandestine, ilegale atdhetare, u kishte kushtuar shqiptarëve të Kosovës shumë qindra vite dënime, burgime, vuajtje shpirtërore e fizike, vdekje.
Presidenti Rugova – triumfues në paqe dhe luftë
“Ka ardhur koha të dalim nga çubat”,- kishte përsëritur thirrjen e bërë, së pari, në vitin e largët 1967, kohë që shënon edhe hyrjen në politikë të studentit brucosh, Ibrahim Rugova. Dhe, “dalja nga çubat”, nënkuptonte kërkesat e artikuluara të shqiptarëve, për të drejta të barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë. Ndërsa në vitet `90-a, kjo kërkesë ishte avancuar në slloganin-trinom: “Liri, Pavarësi, Demokraci”.
Themelimi i LDK, më 23 shtator 1989, si Lëvizje masive, me program dhe qëllim të qartë, i joshi shqiptarët, duke ngjallur shpresë e besim. Ishte lëvizje-parti e parë e pluralizmit Politik në Ballkan, e cila fitoi jehonë e simpati edhe tej kufinjve ballkanik. Ishte hera e parë që shqiptarët ishin këndellur, në masën e duhur, për të bërë punë dhe veprime të mençura. Vënia në krye të kësaj lëvizjeje, pothuajse, gjithë-popullore, të intelektualit të kompletuar moralisht dhe atdhetarisht, ishte një gjetje e studjuar, e qëlluar, e duhur.
Dalja e Ibrahim Rugovës në ballë të LDK-së, realisht, në ballë të popullit, nuk ishte rastësi. Nxënësi i shkëlqyer në Gjimnazin e Istogut dhe të Pejës; student prijetar në Universitetin e Prishtinës, duke u vënë në krye të shtypit studentor, oponencë e shtypit zyrtar të kohës; polemist i thekshëm në takimet me letrarët nacionalistë serbo-sllavë, e kishin bërë të shquar ndër shqiptarët.
“Trimi i mirë me shumë shokë”, një shprehje e ardhur nga koha skënderbegiane. Të gjitha nismat e Ibrahim Rugovës me shokë, kanë rezultuar mirë të studjuara dhe suksesshëm të funnksionalizuara, në kohë dhe hapësirë. Krijimi dhe funksionalizimi i institucioneve paralele shtetërore: që nga kundërshtia e monizmit partiak, me kundërvënien e pluralizmit partiak, për të vazhduar me paralelizmat institucionalë shtetërorë, paralizuan dhe bllokuan të gjithë administratën civile shtetërore. Pushtuesit serbo-sllav i mbeti vetëm ushtria dhe policia, pa shqiptarë, pra, vetëm dajaku!
“Të mbrohet pragu i shtëpisë”,- ishte sllogani i tretë i radhës i Ibrahim Rugovës. Dhe, lëndëzimi mbështetës ishte Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, (FARK), si dhe Shërbimi Informativ. Deklarimi për “politikë paqësore”, e rrallë, madje, e padëgjuar deri atëherë në hapësirat ballkanike, i njohur me emërtesën adekuate “Ballkani – fuqi baruti”, tërhoqi vëmendjen e Qendrave të Vendosjes Botërore. Dhe, kjo politikë e re presupozonte miratim, përkrahje dhe ndihmë të drejtëpërdrejtë, për Kosovën nën terror të pushtuesit serbo-sllav. “Politika paqësore aktive”, jo dhunë, ishte reale, logjike, duke parë shpërputhjen e raportit të forcave, në disfavor të shqiptarëve. Ndërkohë, organizimi ushtarak, nënkuptonte luftën, nëse do të dështonte zgjidhja paqsore.
“Shtëpia pa miq nuk mbahet”, – kishte hedhur setencën publike, Dr. Ibrahim Rugova. Dhe, këtë e kishin dëgjuar dhe lexuar me vëmendje e simpati Qendrat e Fuqishme të Vendosjes. “Jam takuar disa herë me Presidentin Rugova”, – do të thoshte, vite më vonë, Presidenti Clinton. Ndërkohë që opinioni kishte mësuar për vetëm një takim, nga një foto e publikuar. Madje, lehaqenët e kuq të LPK-së, nga zilia, smira, e mohonin edhe këtë takim, duke e quajtur “foto-monrazh!” Në vitet `90-a Kosova ishte pa miq potencialë. Politika kundra-kombëtare, pro ruse, e komunistëve shqiptarë, me filosllavin Enver Hoxha, kishte humbur mikun e madh, Amerikën, e cila, para dhe gjatë mbretërimit të Zogut të I-rë, kishte qenë dashamirëse dhe përkrahëse e shqiptarëve.
Krimet monstrume të “UÇK-së” të SHIK-ut
“Ju jeni profesionistë, e dini çfarë të beni. Kthim prapa nuk ka”, – u ishte përgjigjur, në pyetjen “Ç`të bëjmë(?)”, ushtarakëve, pas prishjes, pabesisht, të Marrëveshjes Ushtarake të Osllos, Presidenti Rugova, tani, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të FARK-ut. Dhe, kjo porosi, u lexua si urdhër në kohë lufte. FARK-u organizoi UÇK-në e tij në formacione ushtarake dhe filloi luftën, në mes rreziqeve dhe kërcënimeve shumë-palëshe: nga LPK-ja me Tiranën social-komuniste zyrtare dhe Serbinë me aleatë.
LPK-ja, në koordinim me Sigurimin Shqiptar, me porosi të Serbisë me aleatë, themeloi organizatën klandestine kriminale e terroriste, SHIK. “UÇK-në” e saj, e copëzoi në skuadra pushkatare, të stërvitura në Shqipëri dhe Francë, enkas, për të ekzekutuar kundërshtarët politikë, kryesisht, ushtarakët e FARK-ut, kuadrot dhe veprimtarët e LDK-së. Ndonëse LPK-ja kishte hequr dorë nga lufta kundër pushtuesit, bateritë i zbrazi kundër shqiptarëve, që ajo i konsideronte politikë dhe pengesë, për ta marrë pushtetin e pas luftës. E filloi me ekzekutimin e gazetarit dhe zëdhënësit të luftës, Ali Ukaj, për të vazhduar me Ministrin e luftës, kolonel Ahmet Krasniqi, oficerët Sadri Ramqaj, Ilir Konushevci, Qazim Jakupi, Muharrem Tafa, Dr. Hazir Mala, Rushit Elezi si dhe të tjerë, në territorin e Shqipërisë londineze.
Tirana zyrtare kishte kompozuar “Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës”, në njërën nga vilat e Bllokut të zi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, konsoliduan bandat në Drenicë, Dukagjin, Llap dhe intensifikuan rrahjet, malterimet, kidnapimet, burgosjet në burgjet rurale, duke ushtruar dhunë e torturë të ngeshme e sadizëm, deri në mbytje të njerëzve të pafajshëm. Viktimat e radhës do të ishin kuadrot dhr veprimtarët e Ibrahim Rugovës: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ekrem Rexha, Shaban Manaj, Haki Imeri, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Hasan Zemaj, Ukë Bytyçi, Rexhep Lucaj, e qindra të tjerë.
Vrasjet do të vazhdonin me ushtarakët trima e luftëbërës: Tahir Zemaj, Reshit Mustafa, Mirush Dakaj, Adem Mulhaxhaj, Agim Çelaj, Rexhë Osaj, Ramë Idrizaj-Peja, Bashkim Balaj, Sinan Musaj, Hajdar Ahmeti, njëri nga 19 oficerët e diplomuar në Akademinë Policore, në Tiranë, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Besim Dajaku, Ilir Selimaj, Arben Sejdiut dhe të tjerë. Goditjes fatale nuk do t`i shpëtonin as gazetarët e kombëtarës “Bota sot”: Shefki Popova, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti. Tentim-vrasjet, të mbijetuar me plagosje: kuadri i LDK-së Fetah Rudi, akademik Sabri Hamiti, Agim Veliu, Gani Geci, Ismet Çeku dhe të tjerë. Vetëm gjatë qeverisjes kriminale të Qeverisë të Përkohëshme, të kryesuar nga presidenti aktual, Hashim Thaçi, sipas listës emërore, të dëshmuar nga kuadro të SHIK-ut, janë ekzekutuar 600 persona.
Edhepse vrasjet ishin një e fshehtë publike, lehtësisht të hetueshme dhe të zbulueshme, organet përkatëse të inkriminuara të Kosovës dhe ato ndërkombëtare të korruptuara, me ndërhyrjen e Serbisë, jo vetëm i heshti, por edhe i stimuloi këto vrasje serike. Qëllimi i Serbisë ishte i qartë: vrasësit, krimnelët i donte në pushtet. Dhe, më në fund, zgjedhjet e 11 qershorit 2017, e dëshmuan këtë të vërtetë absolute, kur “Lista Serbe”, ishte përcaktuese e zgjedhjes , votimit të Qeverisë supërkriminale të Kosovës.
Ngatërresa e qëllimshme e dy UÇK-ve
Dihet botërisht se Shqipëria ka qenë ndër shtetet më diktatoriale dhe më të varfëra të botës. Por, megjithatë, ka qenë supërfuqi propagandistike, lehaqene, siç thuhet në zhargonin mediatik. “Komandantët”, pa ushtarë dhe pa beteja, të LPK-së, kopjuan nga komunistët shqiptarë të Hoxhës, ekzekutimet e kundërshtarëve politikë, të shoqëruar me propagandëm lehaqene, se, kinse, po luftojnë pushtuesin. Ata kishin proklamuar themelimin e një UÇK-je, me datime e vende të ndryshme, herë dekada, e herë vite më parë. Por, kurrë nuk e organizuan në formacione ushtarake, ashtu si e pranojnë edhe vetë themeluesit e asaj “UÇK-je”, e cila mbeti fiktive, imaxhinare!
Gjithashtu, themeluesit pranojnë se nuk arritën “UÇK-në” e tyre ta aktivizojnë në luftime, nga sabotimi që i bënë luftës, kryesia puçiste e LPK-së: Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, me hafijet e tjerë të Serbisë. Ata, pra, themeluesit e kësaj “UÇK-je”, i quajnë të sipërpërmendurit “banditër, profiterë, spiunë të shteteve armike të Kosovës”.
Rrjedhimisht, kjo është “UÇK-ja” e SHIK-ut, e cila nuk ka hyrë në luftë kundër pushtuesit, por, me skuadrat, grupet e saj, ka ekzekutuar kundërshtarët politikë si dhe të pabindurit apo rivalët e saj, brenda llojit, pra, anëtarë të LPK-së. Dhe, si e tillë kjo “UÇK-e”, është kriminale dhe assesi nuk mund të identifikohet me UÇK-në e FARK-ut, e cila ka hyrë në luftë me formacione të organizuara ushtarake dhe me hierarki të komandimit. Kjo UÇK-e, i ka të njohura betejat dhe luftën e bërë, me datime dhe vend-beteja. Ndërkohë, që “UÇK-së” të SHIK-ut i mungojnë.
Ky është dallimi, prerja e madhe ndarëse, në mes të dy UÇK-ve, të cilat vetëm emërtesën dhe uniformën e kanë pasur të njëjtë dhe asgjë tjetër. Këtë të vërtetë, madje, sipërore, duhet ta mësojnë shqiptarët dhe opinioni botëror. Lufta e UÇK-së, nuk ka asgjë të përbashkët me vrasësit, për pushtet, të kundërshtarëve politikë. Individët dhe grupet kriminale, përfshi këtu Organizatën e tyre terroriste SHIK, nuk përfaqësojnë as Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as popullin e Kosovës.
Mbrojtja e krimit dhe e kriminelëve, është fyerje e rëndë, për dëshmorët e rënë në altarin e lirisë, qofshin ata të vrarë nga pushtuesit, apo veglat e tyre shqipfolës, gjatë apo pas luftës. Paradoksalisht, kryekriminelët vrasës, haraçxhinj, uzurpatorë të pasurive të brezave shqiptarë, hajna zyrtarë, janë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit, kanë mediet, sistemin e drejtësisë dhe gjithëçka nën kontroll. Por, ka ardhur koha që populli t`i shporrë nga pushteti këta monstra neveritës.
Lëvizja Vetëvendosje, më sakt, disa kasnecë të saj, të mos krijojë mjegullnajë, me shpifje bajate, se, gjoja, LDK-ja “ka qenë dhe është kundër UÇK-së! Vetëvendosje duhet të faktorizohet se lufton kriminin dhe kriminelët. Qëndrimi, “kokën ke baba e bythët ke burri”, do ta devalvojë shumë në sytë e shqiptarëve. Majtizmi i Vetëvendosjes nuk është ekstrem, si ai i PAN-it, edhe pse partitë-banda deklarohen të djathta. Vetëvendosje ka anëtarësi të re, që nuk mund të jetë e komplekësuar me dogmën marroqe e deshtake komuniste. Ndoca që mund të kenë ngarkesa të tilla, ose reformohen, ose anashkalohen, pa ju dhënë mundësi ndikimi, komandimi. E ardhmja e saj është vetëm bashkërrugëtimi me LDK-në. Përndryshe, joshja pas banditëve të PAN-it, do ta zvetnonte e degradonte shumë. “Kurrizon vetëm varri e drejton!”
LDK-ja e ka bërë paqen dhe luftën. Anëtarësia e saj dhe populli i Kosovës i ka parë dhe dëgjuar betejat dhe luftën e Forcave të Armatorura të Republikës të Kosovës, UÇK-në e FARK-ut, të themeluar nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe kolonel Ahmet Krasniqi. Prandaj, e don, e çmon dhe e vlerëson lartë kontributin e saj, për çlirim dhe liri. Por, do të ishte jashtë çdo logjike, që LDK-ja ta dojë apo amnistojë “UÇK-në” e SHIK-ut, kriminelët e saj vrastarë, që kanë përgjakur LDK-në dhe Kosovën, të cilët kurrë nuk e futën në luftë të organizuar dhe të komanduar “UÇK-në” e tyre fiktive, të rrejshme.
Po ilustroj: Hashim Thaçi, në televizionin “Euronews” e ka deklaruar: “Unë isha larg nga beteja e luftës. Fitorja e luftës ishte më shumë politike se sa ushtarake”. Televizioni Shqiptar, redaksia për Kosovën, e pushtuar, dhunshëm, nga halabakët e LPK-së, me ndihmën zyrtarëve filosllavë të Tiranës, transmentonte një stërvitje ushtarake në Malet e Martaneshit, të paktën, 200 kilometra larg Kosovës. Dhe, gazetari gënjente, duke e zhvendosur, diku, brenda Kosovës! Është e vërtetë se Hashimi me Kadrinë kanë ardhë në Maqedoni, prej nga i ka shoqëruar për në Kosovë, spiuni Fahrudin Gashi (Faruku), me leje të Serbisë, tani, i dënuar më 18 vjet burg, si vrasës, me librezë të SHIK-ut. Qëllimi i tyre ishte inspektimi i burgjeve të improvizuara rurale të “UÇK-së” të SHIK-ut. Këtë e faktojnë kuadrot e SHIK-ut. Me atë rast, Hashim Thaçi, i zhdepi në dru, “deri sa na shkue gjaku në lugë të b…”, thotë për vete dhe Cen Deskun, kryetari i LDK-ë të Malishevës, Jakup Kastrati. Edhe me këtë “luftë” mund të krenohet presedenti ynë!
Kjo kronologji, rrjedhë e ngjarjeve, dëshmon se kush luftoi dhe kush manipuloi opinionin për luftën. Si dhe domosdonë e krijimit të Gjykatës Speciale, për ta shpëtuar shtetin e Kosovës nga zhbërja.
Drejtësia e dështuar vendore, imponoi Gjykatën Speciale
“Komandantët” e “Rognerit”, listëbërësit dhe urdhërdhënësit e vrasjeve politike, gjatë dhe pas luftës, kapën majat e pushtetit dhe të shtetit. Shantazhuan, kërcënuan prokurorinë, gjyqësinë, policinë, edhe duke vrarë ca syrësh. Bllokuan sistemin gjyqësor. Madje, ekzekutuan kuadrot e Hetuesisë Speciale të Prokurorisë së Pejës, ish-komandantë në Koshare, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj dhe plagosen kolegun e tyre Hysen Lataj. Për çudë, ekzekutori “rastisi” badiguard i një kryetari partie, të akuzuar për krime lufte. Vranë edhe dëshmitarë të mundshëm.
Cinikisht, i akuzuari i parë për vrasjen e dëshmitarëve, kërkon, “të paktën, Gjykata Speciale të zhvendoset në Kosovë!” Sa fort janë trimëruar pushtetarët!! Kjo gjendje kolapsi të organeve të drejtësisë, solli krijimin e Gjykatës Speciale, si e vetmja mundësi, për të hetuar krimet serike, përgjatë luftës dhe pas saj, të bëra kryesisht ndaj shqiptarëve të pafajshëm, madje, disa nga ata ishin në komandë të luftës dhe të tjerët, kryesisht, luftëtarë për lirinë e Kosovës.
Gjykata Ndërkombëtare ishte, vërtet, tërësisht, politike, të paktën, ndaj shqiptarëve. Vrasës të ngeshëm dhe të shumëfishtë, u dënuan minimalisht, të tjerët u shpallën të pafajshëm!?! Qoftë edhe një vrasje, e bërë me paramendim, ndaj njeriut të pafajshëm, të paktën, meriton dënim të përjetshëm. Kështu vepron ligji në shtetet ligjore dhe demokratike.
Shpresë e vetme, për ta shpëtuar Kosovën, të ngulfatur nga krimi masiv, mbetet Gjykata Speciale, edhe pse nga zhgënjimet e UNMIK-ut dhe të EULEX-it, në popull ka shumë skepticizëm, mosbesim. “Komandantët” kiminelë janë në ethe, për ta zhbërë këtë Gjykatë, duke kalkuluar se, kinse, godetë “UÇK-në”. Tani vrastarët duan të identifikohen me UÇK-në e mirfilltë, atë të FARK-ut, të cilën, e kanë luftuar tmerrësisht e poshtërsisht, duke ia vrarë komandantët dhe oficerët e saj. Realisht, “UÇK-ja” e tyre është Organizata kriminale e terroriste SHIK, që ka përgjakur shqiptarët e Kosovës.
Gjykata Speciale ka mangësi serioze. Mandati i kufizuar i saj, është paradoksal. Vrasjet janë të njëtrajtshme, me strukturë dhe komandë vrastare të njëjtë, si dhe qëllime të njëjta, për marrjen e pushtetit me dhunë e gjak, nga kundërshtarët politikë. Daljen tej këtij kufiri kohor, siç është viti 2000, “komandantët” vrasës, e kundështojnë me nervozizëm të skajshëm! Pse e bëjnë këtë, për derisa ngulmojnë se nuk kanë vrarë dhe as torturuar shqiptarët e pafajshëm?!
“Këtu flen lepuri!” Gjysma e hetimit është i gatshëm, sepse frika presupozon fajësinë faktike, të urdhërdhënësve dhe të ekzekutorëve. Një tjetër marrëzi kufizuese është se “Gjykata Speciale nuk ka të drejtë të hapë çështje të reja hetimi, para se t`i hapë Prokuroria vendore!” Por, krimit nuk i skadon afati. Organet vendore mund të mos hapin kurrë çështje të reja të periudhës së kaluar. Sepse, po ta kishin bërë këtë, përgjatë 18 viteve të shkuara, do të ishte i panevojshëm krijimi, angazhimi i Gjykatës Speciale, për hetimin dhe ndëshkimin e krimeve vendore.
Fundja, Kosovën e kanë çliruar ndërkombëtarët. Edhe tani përkujdesën për sigurinë e saj. Çfarë ushtrie do të bënte Hashim Thaçi, kur i heq emrin e Republikës, nga FARK në FAK, pikërisht, ushtrisë?! Dhe, përse e bënë këtë Hasha u marruar? Sepse Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës i themeloi Ibrahim Rugova, afro tri dekada më parë. Dhe, këtë meritë nuk don t`ia pranojë, sepse ai me shokë, ka listuar dhe organizuar ekzekutimin e oficerëve luftëbërës të ushtrisë të Ibrahim Rugovës.
Hashim presidenti nuk ngopet së luftuari Presidentin shtetbërës të Kosovës. Për ta pamundësuar emërtimin e aeroportit me emrin që, realisht, i takon, gjykuar edhe nga praktika ndërkombëtare, i vë emrin e një bujku, qoftë ai edhe luftëtar, por, që nuk ka asnjë lidhje dhe as logjikë, pasi nuk ka pasur rastin të udhëtojë ndonjëherë me fluturake. Dhe, megjithatë, askush nuk ia kujton ahmakinë presidentit mjeran, madje, as deputetët dhe as gazetarët!!
Banda e “Veteranëve” sfidon shtetin e Kosovës
E quajmë bandë, madje, pa vrarje fare të ndërgjegjës, sepse krerët e Shoqatës të “Veteranëve” dhe shumica e ndjekësve të tyre, nuk janë veteranë, nuk kanë qenë ushtarë të mirëfilltë dhe nuk mund të identifikohn me asnjë betejë apo aksion të bërë. Të paktën, këtë ua kemi kërkuar publikisht dhe ata e kanë heshtur kërkesën tonë, sepse ne kemi fakte, andaj edhe flasim me shumë kompetencë. Kosova është e vogël dhe lufta nuk ka ndodhur në parahistori. Veç kësaj, pjesëmarrja faktike në luftë, ka qenë e vogël, pothuajse, simbolike, krahasuar me përqindjen e pjesëmarrësve në vendet tjera, në raste luftërash.
“Komandantët”, pa ushtarë dhe pa beteja, u kujdesën fort që “ushtrinë” e SHIK-ut, ta ruajnë të organizuar, për ta shantazhuar popullin, me destabilizim të çdokohshëm. Shoqata e veteranëve, menjëherë pas luftës, u porosit t`a bëjë bashkimin e të ashtuquajturave “Shoqata të dala nga lufta”. Për çdo arrestim, të cilitdo kriminel, ordinier, ekonomik apo vrastar, madje, apriori, paraprakisht, pa u interesua fajësia apo jo, në mënyrë idioteske, kriminale e rrugaçërore, si turma të nërkyera, të tërbuara, kanë marshuar rrugëve, bulevardeve të Kosovës. Vetëm atëherë, kur Policia e UNMIK-ut, ua ka treguar dhëmbët, janë zbythur si të dhjerë!
Realisht, Policia Ndëkombëtare është treguar shumë e kujdesshme, madje, tepër e butë me kriminelët e SHIK-ut. Janë dënuar fare pak veta dhe, kryesisht, me dënime të buta. Ndërkohë, janë lënë të lirë shumë qindra kriminelë, për të mos thënë mijëra. Themi këtë se, duke qenë 1.820 njerëz, të ekzekutuar për motive politike, me pjesëmarrjen e disa atentatorëve, shifra e kriminelëve rezulton e lartë.
Krerët e Shoqatës të “Veteranëve”, gjithëherë thirrën në vlerat e luftës, në vlerat e “UÇK-së”! Dhe, çfarë vlere ka një “UÇK-e” e SHIK-ut, e cila i ka ekzekutuar komandantët, oficerët e FARK-ut, bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova dhe veprimtarët e LDK-së?! Pse Shoqata e veteranëve dhe shoqatat simotra, bishtra të saj, nuk protestuan kurrë për vrasjen ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së?!? Këtu shihet hiçësia e tyre dhe dyshimi i madh se nuk janë as pjesë e luftës. Ish-kreu i kësaj Shoqate, Muharrem Xhemajli, ka qenë dajakxhinj në burgun rural të Likocit, Skënderaj! Ku mbeti Ali mjeshtri, që e detyruat poetin Tahir Deskun me ua sjellë në qendrën e burgut, por, nuk është parë kurrë më në jetë? Më vonë do të gjendej i vdekur edhe vet Desku!
Protestat e mars-prillit 2004, të kurdisura nga Serbia, i organizuan dy partitë-banda, PDK-ja dhe AAK-ja. Në krye të tyre ishin krerët qendrorë dhe lokalë të Shoqatës të “veteranëve” dhe shoqatat tjera, bishtra të saj. Sulmet vandale, mbi pleq e plaka, kallja e shtëpive dhe të kishave të tyre, bëri jehonë e bujë negative, në dëm të shqiptarëve. U vranë 28 vetë, shumica shqiptarë, djem të rinj, ndërsa horrat kriminelë ndejën pak muaj në burg dhe asgjë nuk pësuan! Dëmi shkatërrues u pagua nga Buxheti i Kosovës. Por, dëmi fatal ishte ai politik. Qendrat e Vendosjes Botërore dënuan, pa riparueshëm, Kosovën. Fillimisht, Decentralizimi, pra, fshat e komunë serbe, pastaj u kalua te Bashkësia e komunave serbe, për të ardhur ke “Zajednica”! Dhe, megjithatë, askush nuk kërkoi llogari nga “veteranët”, argatë të Serbisë!?
Gjeneral Agim Çeku, i legenizuar, me fund, duke i bredhur të gjitha partitë, për të marrë ndonjë post, kryesisht, në partitë e krimit, pati deklaruar se “UÇK-ja” ka pasur mijëra ushtarë! Ai donte rritjen artificiale të “veteranëve”, për të krjuar një “ministri të veteranëve”, pra, donte të bëhej ministër, pavarësisht falsifikimeve enorme. Pra, të parin e këtij Komisioni, duhet vënë para përgjegjësisë, për thirrjen publike të bërë nga ai, për rritjen artificiale të numrit të “veteranëve” të luftës. Gjeneral Çeku, me “komandantët” e tij vrastarë, me dhënien fallso të “dëshmisë të veteranit”, bëri pensionimin rinorë të mijëra vajzave dhe djemëve, duke dëmtuar e rrënuar buxhetin pakët të Kosovës tonë, të vjedhur, përtokur dhe poshtëtruar nga “komandantët” kriminelë.
Detashmenti ushtarak i Kosharës, ka qenë më numeriku, me 2.552 ushtarë, dhe më i organizuari. Njësitë tjera ushtarake, brenda Kosovës, kanë qenë grupe të vogla. P.sh. kryeçetanikët Hamëz dhe Adem Jashari, kanë pasur 15 luftëtarë. Ushtarë efektivë mund të numërohen rreth 5.500 vetë. Shto këtu edhe aq rrethanorë, me shërbime anësore e periodike. Qeveria anatemonte “veteranët” e rremë, por jo ata që i kanë shitur dëshmitë deri edhe 5.000 euro! Pazarët e pista janë bërë me lejen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj dhe banditëve të tjerë, të lidhur me shefat. Ngulmimi për t`u shpërblyer për luftën, është një lloj mercënarizmi.
Zakonisht, në vendet ballkanike, veteranët merrni një shtesë prej 100, p.sh. lekë në muaj, si shtesë e pensionit. Por, jo më parë. Kosova nuk duhej të ngarkohet me këtë barrë të përjetshme, për disa muaj armëmbajtje apo edhe luftë efektive. Personalisht dhe familjarisht kemi qenë në shërbim të luftës, në Kosovë dhe Shqipëri. Ata që kanë qenë nën armë, kanë “dëshminë e veteranit”. Ndërsa unë dhe 18 punëtorët e firmës time, si dhe familjarët tjerë të angazhuar në Emergjencën e Luftës, bartje armatimi të rëndë, në Malësinë Gjakovës dhe të Prizrenit, si dhe të bazës materiale për ushtrinë dhe ikanakët e Kosovës, me katër kamionë të tonazhit të madh, duke qenë edhe pikë-pritjeje e strehuese dhe shpërndarëse, nuk gëzojmë asnjë “dëshmi veterani”. Ndërkohë, unë njoh të tjerë, që kurrë nuk kanë kaluar Urën e Matit (të Zogut), dhe, megjithatë, janë shpërblyer me “dëshmi veterani”! Janë për lakmi Veteranët e ushtrisë të Ibrahim Rugovës. Ata janë të matur dhe nuk yryshohen as në protesta dhe as në blerjen e dëshmive.
Qeveria Mustafa u tremb nga shantazhimi i rrugaçërisë të Shoqatës të “veteranëve” dhe filloi lëvrimin, dhënien e parave, me listat gjithë “bërllog” të “veteranëve”. Duhej garantuar meritorët, se pas verifikimit të listave, do të filloi dhënia e parave, që nga tani. Ramush kryeministri shau e premtoi se do t`i pastron listat, por askush më shumë se ai, nuk ka shitur “dëshmitë e veteranit”, duke siguruar një duzinë votash, për një “dëshmi”, plus paratë. Për këtë ka qenë e angazhuar një armatë e tërë. Pra, ishin vetëm fjalë e pordha të kryeministrit me halle e profan!
E premtja e zezë flet më shumë se mijëra fjalë. Në krye të bandës të “Veteranëve”, dhe të 43 deputetëve, shumica të inkriminuar, për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, u vunë hiç më pak se presidenti Hashim Thaçi, kryeparlametari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj. Këta kryehorra, për ta shpëtuar lëkurën e tyre, janë gadi ta kallin Kosovën, ashtu siç bënë sivëllezërit e tyre ideologjikë, plot 20 vjet më parë, të cilët përkallën Shqipërinë, madje, pa i kursyer çerdhët, kopshtët, shkollat, bibliotekat, muzeumet…, për të ardhur, dhunshëm, në pushtet! Krimi është bashkuar në PAN, Kosova në rrezik. Bashkohuni për t`i shporrur maskarenjtë pushtetarë dhe zagarët e tyre “veteranë”!
Komentet