Vrapimi me dema, i cili u organizua në rrugën prej 875 metrash në qendër të qytetit të Madridit e cila njihet si “Encierro”, filloi në ora 08.00, sipas kohës lokale
MADRID – Vrapimi me dema, i cili u organizua në rrugën prej 875 metrash në qendër të qytetit të Madridit e cila njihet si “Encierro”, filloi në ora 08.00, sipas kohës lokale dhe zgjati 2 minuta e 58 sekonda.
Sipas të dhënave të zyrtarëve të Kryqit të Kuq, dy persona të cilët morën goditje janë plagosur. Kurse persona të shumtë të cilët janë rrëzuar kanë lëndime të vogla në këmbë dhe janë trajtuar.
Në vrapimin, ku gjashtë dema të shoqëruar nga gjashtë lopë u nxorrën nga ferma dhe vrapuan deri në arenë ku morën pjesë qindra njerëz të kombeve të ndryshme. Demat pasdite do të dalin përpara matadorëve.
Për të marrë pjesë në aktivitetin “Encierro” personi duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe i shëndoshë. Pjesëmarrësit të cilët veshin pantallona të bardha, bluza e atlete sportive, në qafë lidhin shallin e kuq me simbolin e San Ferminit.
Gjatë viteve të fundit janë shtuar masat e sigurisë në kuadër të këtij aktiviteti. Ata të cilët vrapojnë jashtë kushteve të vendosura dënohen nga 750 deri më 3.000 euro.
Festivali San Fermin do të përfundojë më 14 korrik. aa
Komentet