“Kur në portën gjermane u shënua goli i tretë, kamera tregonte pamje nga tribuna qendrore, ku krahas mbretit Huan Karlos të Spanjës, ndodhej presidenti popullor italian, mbi tetëdhjetëve$ari Pertini. ”Non ci prendono,”- iu drejtua ai Huan Karlosit. Pra: ”Nuk na arrijnë, (gjermanët)”. Dhe ata vërtet nuk i arritën axurrët. Sidoqë shënuan të ashtuqujturin gol nderi me një gjuatje të Brajtnerit me 11-metërsh..
Fjalët e fundit të komentatorit italin Martelinit, që përshkruante finalen Itali-Gjermani, kur gjyqtari vërëshëlleu për mbarimin e ndeshjes, ishin: ”Campioni del Mondo, campioni del Mondo, campioni del Mondo! ”.
“Nuk m’u duk e arsyeshme ,- m’u shpreh ai gjatë një bisede që kam bërë me të në shkurt tëvitit 1994 në Romë,- që të zgjatesha më shumë.- Kishim 44 vjet që prisnim të bëheshim përsëri kampionë. Dhe u bëmë. Përsëritja tri herë e fjalës “campioni del mondo” do ë thoshte edhe se ishim tri herë kampionë po të përfshijmë edhe botërorët 1934 dhe 1938. Ky ishte dhe komentimi im më i bukur dhe më emocionues i jetës sime ,që nga viti 1946 kur kisha filluar të karrierën time të radio-telekronistit sportiv”.
Nuk u realizua kështu “hakmarrja gjermane” për humbjen e 12 viteve të shkuara në Meksikë, ku në shtesën e lojës Italia fitoi 4-3. Atëherë emigrantët italianë në qytete gjermane që kishin dalë nga shtëpitë e tyre dhe brohoritnin për këtë fitore, kishte rastisur që ishin sulmuar nga gjermanët të xhindosur nga kjo humbje. Por jo këtë radhë. Ajo ishte e përligjur.
Ashtu si Brazili edhe Italia u bë tri hetë kampione e botës: Më 1934,1938 dhe 1982.
Finale
Itali-RF Gjermane 3-1
Italia- Xof, Bergomi, Kabrini, Xhentile, Kolovati, Shirea, Konti, Tardeli, Rosi, Oriali, Graciani, (Altobeli 89’);
RF Gjermane- Shumaker ,Kalc, Brigel, Brajtner, Stilike, Litbarski, K.H.Foster, (70’(Myler), Fisher, Dremler, (62’Hrubesh), Fisher, Rumenige;
Gjyqtar, Koelho,(Brazil)
Golësenuesi më i mirë: Rosi, (Itali) 6 gola.
Komentet