Spanja e ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar për ndeshjen kundër Kosovës më 8 shtator në kualifikime për Kupën e Botës Katari 2022.
Trajneri Luis Enrique e ka grumbulluar ekipin më të fortë në dispozicion, të cilit, megjithatë, do t’i mungojnë Pedri i Barcelonës dhe Pau Torres, që janë në pushim, raporton Gazeta Express.
Spanja e kishte mposhtur Kosovën 3:1 në Sevillë në takimin e parë mes tyre në Grupin B në mars të këtij viti.
Furia e kuqe është lidere e grupit me 7 pikë, ndërsa Kosova ngel e fundit pa pikë pas dy ndeshjeve.
Paraprakisht, Spanja do të përballet me Suedinë më 2 shtator dhe pastaj me Gjeorgjinë më 5 shtator, para se ta vizitojë Prishtinën tri ditë më vonë.
Lista e plotë e Spanjës
Portierë: Unai Simon, David De Gea dhe Robert Sanchez
Mbrojtës: Jordi Alba, Jose Gaye,Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Laporte, Iniago Martinez dhe Raul Albiol
Mesfushorë: Busquets, Rodri, Koke, Merino, Carlos Soler and Brais Méndez,
Sulmues: Pablo Fornals, Pablo Sarabia, Ferran Torres, Adama Traore, Morata, Gerard Moreno dhe Abel Ruiz.
Edhe Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje para përballjes me Spanjën, pasi e viziton Gjeorgjinë më 2 shtator, para se të kthehet në Prishtinë për ta pritur Greqinë më 5 shtator dhe ish-kampionen e botës tri ditë më vonë.
Kjo është hera e dytë që dardanët marrin pjesë në kualifikime për Kupën e Botës dhe sërish e kanë nisur keq, duke i humbur të dy përballjet e para, kundër Spanjës dhe kundër Suedisë.
Skuadra e Bernard Challandes duhet t’i fitojë të paktën dy prej tri ndeshjeve të shtatorit për ta mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit historik.
Komentet