Drejtësia e re!
Një togfjalëash mision dhe epoke që e brohoritën të gjithë shqiptarët, të gjitha mediat dhe të gjitha kahet politike.
E cili ishte qëllimi i saj kryesor: të thyhej miti i pandëshkueshmërisë, në shërbim të një vepre misionare aq urgjente dhe imperative për gjendjen e Shqipërisë, në trupin e së cilës pandëshkueshmëria e grupeve mafioze dhe oligarkisë shqiptare të lidhur me politikën ka qenë gangrena më e madhe e këtij shteti.
Për këtë arsye, në vështrim të parë, cdo dënim i drejtë dhe ligjor i saj, në sy të popullit dhe ndërkombëtarëve, konsiderohej si një punë e mirë e drejtësisë së re.
Dhe kjo do te ishte tërësisht e vlershme, madje do të duartrokitej, po të mos ndodhte përdorimi politik i kësaj drejtësie nga ana e rregjimit, në mosdënimin e përgjegjësve të drejtpërdrëjtë të shumë skandaleve, nga njëra anë, në mes tyre edhe të vetë kryeministrit, dhe rendja në përndjekje politike dënimi pa prova e fakte dhe në shkelje të plotë të ligjit, në kahun opozitar, sic është rasti i liderit të saj, zotit Berisha.
Përvec këtij diametrialiteti të frikshëm qëndrimesh, Spak ka vuajtur edhe praktikisht nga një mungesë e tmershme koherence dhe transparence.
Është detyruese për SPAK, që ti trajtojë të gjitha çështjet me përparësinë që kërkojnë, pasi skandalet janë aq të shumtë sa burojnë si lumë.
Por është tërësisht shtrënguese nga ana tjetër që skandalet e përmasave të mëdha shtetërore dhe faktet ulëritëse të lënë pas cdo punë dhe të kthehen në prioritet.
Në këtë pikë hyn edhe vlerësimi i rrezikshmërisë dhe ndëshkueshmërisë së personave të çështjeve që trajtohen.
Në vijim të kësaj përparësie, ndëshkueshmëria para së gjithash luftohet nga njerëzit e pushtetit ose të lidhur me ta, sepse ata e kanë fuqinë dhe pushtetin për të prishur dhe manipuluar provat.
Sa e sa fakte dhe indicio i janë përplasur në fytyrë kryeministrit tonë nga Arben Ahmetaj në rrëfimin e tij dhe drejtësia e re nuk reagoi. E kemi thënë që atëherë se Edi Rama duhej të thirrej urgjentisht në SPAK: çfarë prioriteti e përmasës më të paparë skandali mund të ketë SPAK nga një denoncim i tillë?
As edhe një. Mirëpo nga mali i akuzave ‘nuk u poll’ asnjë mi i vogël hetimi.
Heshtje e plotë mediatike. Në një kohë që kundra liderit të opozitës u ngritën nga varri bijtë e stërbijtë e etërve për tiu përveshur shkatërimit të mitit të pandëahkueshmërisë, të ftuar nëpër emisione lumë nga kodoshët e propagandës së pushtetit.
Asnjë akuzë, asnjë fakt, po përsëri veshët tanë u shurdhuan sistematikisht nga zhurma e këtyre analistëve, që gjoja brohorisnin drejtësinë që thehu një mit. Mirëpo si çdo gjë që bën kjo drejtësi e re, edhe ky mit trajtohet me dy fytyra, me dy standarde, jo me ekuilibrin e të dyja anëve të peshores, që është simboli i një drejtësie.
Në publik, me fakte të reja, shkatëruese në kokëfortësinë e tyre, zoti Bardhi denoncoi fshehjen disa vite më parë të një skandali të tmershëm, të përfshirjes në prodhim droge të vëllait të kryeministrit.
Çfarë ndodhi me mediat kombëtare, asnjë fjalë e njoftim. Po sot, nesër, çfare do të ndodhë? Përbaltje e rëndësisë së fakteve, sfumim i skandalit dhe heshtje. Ku janë bijtë e etërve dhe analistët e blerë të mitit të pandëshkueshmërisë?
Pse fshihen si minj, apo dalin vetëm kundër Berishës, se e kanë halë në sy që shkatëroi regjimin e tyre dhe bëri reforma progresiste.
Pse nuk i japin zë analizës së hyrje daljeve të kimistëve dhe trafikantëve të drogës nën shoqërine e vëllait të kreministrit? Është rastësi thonë cinikët. Po dekonspirimi i operacionit gjerman për kapjen e tyre është rastësi? Po mosidentifikimi i një personi dy metra të gjatë është rastësi?
Po mos rekursi i prokurorëve të cështjes? Po ngjitja deri në majë të drejtësisë e atyre që e fshehën dhe mbuluan këtë skandal prapë rastësi është? Përkundrazi, një logjikë e thjeshtë që i lidh faktet pohon se shumë rastësi dhe indicie bëjnë një provë të qartë e të pastër. Ku është atëherë raporti me pandnëshkueshmërinë në këtë ngjarje?
Pse nuk buçitën mediat kombëtare për këtë fakt, kur e bëjnë me një shpejtësi të paparë në rastet e dënimeve pa fakte të opozitës. Mos vallë edhe kjo është një rastësi e mungesës së tyre të theksuar të profesionalizmit dhe ekuilibrit shoqëror? Patjetër që është, por këto media e analistë e nxijnë me dëshirë fytyrën e tyre, për qëllimin e kauzës së madhe: asnjë fjalë, sepse në pushtet pastaj na vjen Saliu.
Kjo është djall kauza e tyre e ushqyer nga honoraret e mirëpaguara të pushtetit. A ka më qesharakësi argumenti se ato që dëgjuam nëpër ekranet e manipuluara nga pushteti, ku provave dhe fakteve ulëritëse i bërtisnin me të madhe se Olsi është djalë dandy dhe se pse nuk flisni ju për Saliun, çunin, dhëndërin, baxhanakun e një litar i tërë idiotësish të qëllimshme për të devijuar skandalin shumëpërmasor. Kjo sjellje e mediave këto ditë nuk është rastësi, është qëllim dhe mision i tyre për të kaluar si dikur nga mbrojtja e nipit të Enverit, të dënuar për Xibrakën, tash në mbrojtjen e vëllait të Enverit të ri, diktatorin modern të kohëve tona, zotit Rama. Gjithçka po ndodh e do të ndodhë do të jetë shëmbulli më i qartë se si vepron pushteti për të mbyllur skandalet e veta tërmetore.
Gjithçka tregoi media kombëtare është dyfytyrësia e saj për të qenë në mbrojtje të pandëshkueshmërisë. Asaj nuk i intereson drejtësia dhe shembja e mitit, asaj i intereson ruajtja e pushtetit të saj.
Ndaj, që sote tutje, e dalë lakuriq para qytetarëve, të marrë ndëshkimin e tyre të gjithanshëm në audiencë e integritet, në moral e biznes.
Le të fillojë ky dënim i tyre në bojkotim të çdo emisioni dhe programi, kudo, në ekran dhe në rrjetet sociale.
E së fundi, faktet dhe indiciet e këtij skandali, janë pjesë e operacionit gjerman.
Le ti bëjmë thirrje gjermanëve dhe spanjollëve që kanë informacion për lidhjet e Olsit me një tjetër skandal ndërkombëtar, atë të Armand Josifit; po edhe të gjithë europianëve dhe perëndimorëve në dijeni të fakteve të tjera.
Le ti sjellin e ti depozitojnë në SPAK ose le ti bëjnë publike, për të përmbushur kështu misionin që drejtësua e re, e promovuar prej tyre, ka për detyrë: ndëshkueshmërinë. SPAK në këtë skandal ka pasqyrën e vet të së vërtetës: është i drejtë apo i manipuluar, është shtrigë apo borëbardhë, është ujk apo kësulkuqe, apo për ta përshtatur me simbolin e vet, dy pjatat e peshores se vet i janë ndryshkur apo i funksionojnë.