TIRANË 14 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka arrestuar sot ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Sipas burimeve të medieve, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Lidhur me arrestimin e ish-ministrit Koka, pritet që të ketë një njoftim zyrtar nga SPAK.
Lefter Koka ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit nga viti 2013-2017 si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i bashkisë së Durrësit, ndërsa prej vitit 2009 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Lefter Koka, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës, me 1 shtator 2021.
Komentet