Kryetari i Bashkisë së Skodrës, Benet Beci, ka reaguar lidhur me marrjen e tij si të pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje në detyra të mëparshme.
Beci u shpreh se në SPAK është paraqitur për të dhënë shpjegime.
Ai shton “kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë.”
Benet Beci: Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë.
Sipas gazetares Klodiana Lala, Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.
Gjithashtu, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.
Kujtojmë se të premten Beci u paraqit në SPAK ku dha deklarimet e tij.
Pas daljes, ai u pyet nga gazetarët, por tha se “nuk kam asnjë koment”.
I pyetur në lidhje me një lajm që qarkullon se ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, Beci tha: “Po jo…”.
Kujtojmë se Benet Beci u shpall fitues në zgjedhjet e 14 Majit përballë rivalit demokrat Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi në 32 vitet e fundit Shkodra drejtohej nga kryebashkiakë demokratë.
Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.
Te zgjidhet per kryetar te PD kuzhdo qofte
vetem doktor Sali Berisha most te zgjidhet.