Vladimir Petkoviç e di shumë mirë se kjo është një ndeshje e vështirë. Të luan ndaj Suedisë nuk është asnjëherë e lehtë dhe trajneri boshnjak i Zvicrës, ka gati planin kundër nordikëve. ”Në tre ndeshjet e para e futëm veten tonë në vështirësi. Kundër Suedisë dëshirojmë ta marrim kontrollin e ndeshjes që nga fillimi. Do të jemi njësoj të uritur siç janë edhe tifozët tanë që kanë udhëtuar në Shën Pjetërburg.
Mesa duket, kemi ndezur shpresën e fansave tanë në Zvicër. Xhakën duan ta provokojnë. Suedezët e dinë që Graniti është gjaknxehtë dhe më herët mbrojtësi suedez Lustig pat thënë se do të dëshironte ta shikonte shqiptarin të ndëshkuar me karton të kuq. Gjithashtu mesfushori nuk i druhet penalltive, ndonëse ndaj Polonisë në Europian e pat humbur në fazën e 1/8-ave.”Po e kam dëgjuar, më kanë thënë miqtë. Kjo nuk është ndeshja ime e parë, nuk më bëjnë përshtypje këto gjëra. Provokimet janë pjesë e lojës. Kam mësuar shumë gjëra nga e shkuara. Penalltitë? E bëj gjumin e qetë. Ne do të kërkojmë ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave. Nëse puna vjen te penalltitë, do ta marr përsipër përgjegjësinë nëse trajneri ma cakton”.
Komentet