Sot e gjithë vëmendja do të jetë te ndeshja hapëse e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ku do të përballet ndaj Izraelit, në “Elbasan Arena”.
Në kuadër të kësaj ndeshje që do të luhet në orën 20:45, policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Ndërkohë që në vijim të njoftimit të dhënë dje nga Policia e Shtetit në lidhje me masat për ndeshjen Shqipëri-Izrael, bëhet e ditur se në Elbasan do bllokohen disa akse rrugore. Kështu, konkretisht nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve:
Nga degëzimi Pedagogjike deri në Unazën rruga Qemal Stafa.
Kryqëzimi i Tapeteve pranë stadiumit deri tek Pedagogjik.
Bulevardi Aqif Pasha deri tek Dinamo.
Kryqëzimi i Tapeteve deri tek ish- konservimi.
Komentet