Sot në orën 16:00 do të zhvillohet një protestë në Tiranë, në mbështetje të familjarëve të 31 vjeçarit të ndjerë Saimir Sula të cilit i shkulën zemrën në një spital në Spanjë, të cilët kërkojnë drejtësi për djalin e tyre.
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në Facebook, duke renditur kronologjinë e krimit makabre dhe duke hedhur akuza të rënda ndaj shtetit shqiptar por edhe atij spanjoll, ku sipas tij ngjarja filloi të merrte përmasat e skandalit në mediat më të mëdha spanjolle për hetimin e Trafikut të Organeve në Spitalet e PLANdemisë.
‘Saimir Sula shkoi në 9 Maj 2020 në Spital për të bërë marrë një çertifikatë nëse ishte negativ apo pozitiv me Covid19 dhe megjithëse doli negativ, pasi i kishin bërë analizat e gjakut e lidhën në shtrat në pritje të diçkaje të panjohur që më vonë del se çfarë ishte! Pasi ai telefonoi familjarët e tij në Barcelonë duke u kërkuar ndihmë sepse po kërkonin ta vrisnin mjekët, u zgjidh vetë me forcë dhe rojet e spitalit e goditën dhe e mbajtën me forcë ndërsa mjeku i injektoi një solucion (të pretenduar në dosje si aloperidol) dhe sipas mjekëve atij i pushoi zemra menjëherë!
Pas letër porosisë që nisi Ministria e Drejtësisë Shqiptare drejtuar Ministrisë së Drejtësisë Spanjolle, me kërkesë të Prokurorisë Shqiptare, filloi zvarritja dhe heshtja e të gjitha palëve pasi ngjarja filloi të merrte përmasat e skandalit në mediat më të mëdha spanjolle për hetimin e Trafikut të Organeve në Spitalet e PLANdemisë!‘, shkruan Goxhaj.
Postimi i plotë i Avokatit Altin Goxhaj:
PROTESTË E DJELË 16:00: DREJTËSI SAIMIR SULA
A KEMI TË BËJMË ME TRAFIK ORGANESH?!
Thirrje shumë e rëndësishme nga Avokati Altin Goxhaj për të mbështetur PROTESTËN e thirrur të Djelën nga familjarët e SAIMIR SULA PËRBALLË MINISTRISË SË DREJTËSISË NË ORA 16:00 kundër zvarritjes së hetimeve për trafikimit të organeve:
JA PSE UNË DO TË SOLIDARIZOHEM NË PROTESTËN PËR ZBARDHJEN E VRASJES NË SPANJË SË 31VJEÇARIT SAIMIR SULA NË 9 MAJ 2020 (dhe vetë një veprimtarie kriminale ndërkombëtare të trafikut të organeve)!
JA PSE DUHET TË JENI DHE JU!
Nesër në 16:00 përballë Ministrisë së Drejtësisë zhvillohet një protestë e thirrur nga familjarët e Saimir Sula i cili u vra në mënyrë makabre brenda një Spitali Spanjoll në Barcelonë në 9 Maj 2020 (të njëjtën ditë që ne protestonim në Tiranë kundër Diktaturës Sanitare të PLANdemisë dhe policia na arrestoi në kundërshtim me ligjin)!
Kjo është Protesta e dytë pas asaj që organizuan shqiptarët në Barcelonë para 3 javësh (siç e shihni edhe në fotot) ndërsa protesta e tretë do të zhvilloihet pas 1-2 javësh para Paramentit Europian nga shqiptarët në Bruksel!
Po çfarë ka ndodhur dhe PSE TË GJITHË TË DHËNAT ÇOJNË NË ZBULIMIN E NJË SKEME GJIGANDE KRIMINALE NDËRKOMBËTARE TË TRAFIKUT TË ORGANEVE në kohën e Diktaturës Sanitare të PLANdemisë me epiqendër spitalet spanjolle (që po u zbardh mund të tundë themelet e shërbimit shëndetësor në Europë)!
Saimir Sula shkoi në 9 Maj 2020 në Spital për të bërë marrë një çertifikatë nëse ishte negativ apo pozitiv me Covid19 dhe megjithëse doli negativ, pasi i kishin bërë analizat e gjakut e lidhën në shtrat në pritje të diçkaje të panjohur që më vonë del se çfarë ishte! Pasi ai telefonoi familjarët e tij në Barcelonë duke u kërkuar ndihmë sepse po kërkonin ta vrisnin mjekët, u zgjidh vetë me forcë dhe rojet e spitalit e goditën dhe e mbajtën me forcë ndërsa mjeku i injektoi një solucion (të pretenduar në dosje si aloperidol) dhe sipas mjekëve atij i pushoi zemra menjëherë!
Mjekët të cilët pretenduan se Saimir Sula vdiq për shkak të një problemi në zemër, në fakt insistuan tek familjarët që të firmosnin për djegien e trupit (për shkak të masave të PLANdremisë, mgjths kishte dalë negativ) por kur dështuan të merrnin konsensus, shkruan se shkaku i vdekjes ishte i panjohur!
Nga auotpsia spanjolle nuk dilte asnjë gjurmë aloperidoli ç’ka do të thotë që substanca e injektuar nuk ishte e tillë.
Më pas kur erdhi trupi në Shqipëri dhe iu bë autopsia me kërkesë të familjarëve, rezultoi se atij i mungonte zemra ç’ka shpjegonte se pse mjekët insistonin të digjej trupi!
Menjëherë nisi hetimni i detyruar penal në Shqipëri për trafik organesh në Spanjë!
Pas letër porosisë që nisi Ministria e Drejtësisë Shqiptare drejtuar Ministrisë së Drejtësisë Spanjolle, me kërkesë të Prokurorisë Shqiptare, filloi zvarritja dhe heshtja e të gjitha palëve pasi ngjarja filloi të merrte përmasat e skandalit në mediat më të mëdha spanjolle për hetimin e Trafikut të Organeve në Spitalet e PLANdemisë!
Familja kontraktoi një avokat i cili e shiti çështjen duke ndihmuar në arkivimin e saj përs shkakun e vdekjes duke e lënë “për shkaqe të panjohura” derisa familja pas dhjetra muajve kontrkatoi një nga avokatët më të njohur spanjollë në çështjet e abuzimeve mjekësore.
Për shkak të përmasave të skandalit dhe kërkesave të avokatit, Spitaliu “e gjeti” zemrën në një kuti por çuditërisht kutia kishte proçesverbalin e datës 23 Prill 2020 ndërkohë që Saimiri ishte vrarë në spital në dt 9 maj 2020!!!
Prokuroria Shqiptare në vend që të kërkonte ardhjen e zemrës në Shqipëri për tju nënshtruar analizave të ADNsë, i kërkoi Spitalit në Spanjë që ta bënin ata analizën e ADNsë, pra kërkonin ti varnin ujkut mëlçinë!
Problemi qëndron se prej 30 muajsh që Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë që kur erdhi Ulsi Manja dhe Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Spanjës po bëjnë çmos që kjo çështje të mos zgjidhet sepse qartas në rrjetën e këtij hetimi dalin gjurmët e një Skeme Gjigande Vrasjesh dhe Trafikimi të Organeve Njerëzore që implikojnë autoritete mjekësore që kanë përdorur Diktaturën Sanitare të PLANdemisë dhe nëse kjo zbardhet përmasat janë botërore duke treguar se çfarë ka ndodhur nëpër spitalet ku izoloheshin njerëzit dhe dilnin të vdekur pa autopsi dhe një pjesë digjeshin për të zhdukur çdo provë dhe çdo gjurmë.
Ajo që mund të ketë ndodhur me Samir Sulën, një i ri 31 vjeçar dhe i shëndetshëm, pa asnjë problem shëndetësor në të shkuarën, emigrant (pra rast i mirë për të zhdukuzr gjurmët), në kohë PLANdemie, është se pasi i kanë bërë analizat kanë parë që zemra e tij përputhej me kërkesat e ndonjë pritësi dhe e kanë lidhur për ta bërë gati për operacion për ti marrë zemrën dhe kur ai ka parë që po kërkonin ta vrisnin (siç kla kërkuar ndihmë në telefon famniljarët që e kanë lidhur dhe duan ta vrasin), i kanë injektuar një anestezik për ta operuar dhe marrë zemrën!
Fakti që shteti spanjoll po bën çmos për të mbuluar vrasjen dhe ka penguar çdo hetim:
– ka zhdukur filmimet në koridor duke mos i marrë ato megjithëse ishte bërë denoncimi nga familjarët për vrasjen nga rojet siç del në proçesverbal se është goditur dhe neturalizuarnga 8 rojet në koridorin ku ndodheshin kamerat
– ka penguar dërgimin në Shqipëri të një zemre (të pretenduar sikur është gjetur pas 2 vjetësh) për të bërë analizat e ADNsë (që as prokuroria spanjolle si ka bërë) dhe që çuditërisht u gjet pas 2 vjetësh, në një kuti përmbajtja e të cilës datonte 3 javë para vdekjes)
vërteton se kemi një përpjekje të porositur ndërshtetërore për të fshehur gjurmët e një krimi makabër/
Ky krim makabër, po u zbulua, mundf të nxjerrë të vërtetën se çfarë ka ndodhur në gjithë botën perëndimore me spitalet e diktaturës sanitare të PLANdemisë ku nuk bëheshin autopsitë dhe njerëzit futeshin të izoluar të gjallë dhe dilnin të vdekur me arkivole të mbyllura!!!
Kjo është arsyeja se pse Ulsi Manja sapoi u bë ministër që në fillim premtoi se do të vepronte menjëherë dhe më pas ka bllokuar çdo angazhim për shkak të telefonatave që ka marrë!
Kjo është arsyeja se pse unë do të marr pjesë në protestën e thirrur nga famlljarët e 31 vjeçarit Saimir Sula në orën 16:00 të Djelën përballë Ministrisë së Drejtësisë!
P.s.
Unë kam studiuar të gjithë të dhënat e mundshme me ndihmën e familjarëve dhe kam verifikuar të dhënat e mësipërme edhe duke iu referuar mediave spanjolle!
Ne viktimat e vrasjeve të PLANdemisë nuk duhet të mungojmë nesër në 16:00! Ta bëjmë për ata që na morën ashtu siç më morën edhe mua babanë në 1 Janar 2021 me protokollet e ngjashme të izolimit!!!