Banorët e Kukësit janë nisur sot për protestën e paralajmëruar në Tunelin e Kalimashit, kundër tarifës së vendosur për automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit.
Në këtë protestë është paralajmëruar pjesëmarrje e madhe edhe e tregtarëve nga Kosova si dhe e protestuesve nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë.
Protesta pritet të nisë në orën 11:00 dhe organizatorët njoftuan dje se grumbullimi do të niste në bulevardin kryesor të Kukësit nga ora 10 deri 10:30.
Organizatorët kanë njoftuar Policinë e Shetit e cila ka marrë masa shtesë dhe në këto masa do të jenë edhe policitë e rajoneve Shkodër e Lezhë dhe të ardhur nga Tirana.
Protesta eshte thene se do të jetë paqësore dhe do te kërkohet qe qeveria te heqe taksën e vendosur rreth nje jave me pare.
Komentet