Ndërsa ditën e sotme, kryeministri ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ disa foto me të 6 kryeministrat e Ballkanit, ndërsa ka bërë të ditur se takimi do të vijojë ditën e sotme me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera.
“Vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera”, – ka shkruar Rama në faqen e tij, në rrjetin social “Facebook”.
Ajo që pritet me interes është shtrëngimi i duarve mes Ramës dhe Trump, duke pasur parasysh deklaratat e forta të kryeministrit tonë për këtë të fundit para se ai të bëhej president SHBA-së.
Statusi i plotë i Ramës
MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli ku pas takimeve mbrëmë, me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europianeve të vendeve tona, vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera.

Duhet me e ditë populli shqyptar se Sa miljona euro nga taksat e popullit ka pague edvin rama me kenë pran Trump-it! Ka me ken me fat nëse Trump-i ja shkelmon nofullat edvinit në copa se nder i kishe ba nji kombit edhe pse ka plehna tjera Tirana sikurse asht lulzim basha.