Sot në Çair do të shpaloset monumenti i “Shqiponjës dykrenare”. Ky monument është vendosur në rrethrrotullimin që kufizon këtë komunë me Butelin. Nisma është e shoqatës së veteranëve të UÇK-së në bashkëpunim me Komunën e Çairit.
Siç mëson portali TetovaSot do të ketë një numër i madh shqiptarësh pavarësisht bindjeve politike. Kjo Shqipnonjë identike me atë në Tiranë ua ka trazuar ndjenjat maqedonaseve ku ata kërkojnë largimin e saj dhe thonë se kjo Shqiponjë është e vendosur në formë ilegale, ndërsa nga ana tjetër kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti është shprehur se s’ka burrë nëne që mund me e prek Shqiponjën.
Komentet