Pas samitit të grupit të shtatë fuqive ekonomike, i njohur me shkurtesën G7, në Japoni, zoti Obama do të vendosë kurorë lulesh në monumentin ku flaka e përhershme i përkujton njerëzit e vrarë në Hiroshimë.
Zoti Obama do të shoqërohet nga personat që e mbijetuan sulmin.
Presidenti Obama ka thënë se kjo vizitë paraqet nderim ndaj të gjithë atyre që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, por e ka përjashtuar mundësinë që të kërkojë falje për hedhjen e bombës.
Më 6 gusht të vitit 1945, një aeroplan luftarak amerikan, i tipit B-29, e ka hedhur bombën atomike 15-kilotonëshe në Hiroshimë, duke i vrarë menjëherë afro 80 mijë njerëz.
Ky sulm dhe ai i dyti në Nagasaki, tri ditë më vonë, konsiderohet se kanë luajtur rol vendimtar për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.
Komentet