voal.ch Sipas buletinit të botuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër sot situata epidemiologjike në Konfederatën Helvetike dhe Principata e Lihtenshtajnit paraqitet si më poshtë:
Raste të reja me Covid 19 sot janë regjistruar 5596, prej këtyre 115 janë shtruar në spital dhe 11 janë regjistruar vdekje.
Testin e kanë bërë sot 28 328.
Sikur shihet nga buletini i bërë publik, situata në Zvicër është shumë alarmante.
Nga 17 shtatori 2020, raportet ditore të situatës publikohen nga e hëna në të premte. Një përmbledhje domethënëse e situatës dhe trendit epidemiologjik ofron raporti analitik i situatës javore, i botuar çdo të enjte në mëngjes.
Komentet