Skuadra mike e Shqipërisë në ndeshjen miqësore që do të luhet nesër, do të akomodohet sot në Tiranë. Përfaqësuesja e Norvegjisë ka zgjedhur akomodimin në ish-“Hotel Sheraton” në kryeqytet. Në bazë të axhendës së bërë me dije nga Federata Shqiptare e Futbollit, do të ketë një konferencë të trajnerit dhe kapitenit të skuadrës kundërshtare për këtë takim, sot në orën 13:00 në sallën e konferencave të këtij hoteli.
Gjithashtu, është programuar që sot, skuadra e Norvegjisë të kryejë një seancë stërvitore përpara zhvillimit të ndeshjes që do të startojë nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00.
Komentet