VOAL – “Mendoj për ty” quhet projekti, për viktimat deri tash të harruara.
Prej 3 qershorit u hap zyrtarisht fushata“Mendoj për Ty”, kushtuar viktimave e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Me këtë rast janë mbledhur me mijra fustanë. Thuhet 5 mijë, por duhet të jenë shumë më shumë.
Artistja Alketa Xhafa – Mripa së bashku me producenten Anna Di Lellio, janë ideatoret e kësaj fushate. Anna Di Lellio është gazetare dhe njohëse e thellë e Kosovës të pasluftës. Ajo gëzon autoritet e prandaj stadiumi i Prishtinës është kthyer tash në një arenë fustanesh të dhuruara.
Këtë fushatë e mbështeti e para presidentja Atifete Jahjaga. Roli i presidentes është i domosdoshëm sepse të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës janë jo vetëm viktima të luftës, por edhe të indiferencës të shoqërisë kosovare.
Përveç presidentes Jahjaga këaj fushate i janë bashkangjitur edhe yje të formatit botëror si Rita Ora e Eliza Dushku. Edhe Cherie Blair, bashkëshortja e kryeministrit Tony Blair ka dhuruar një fustan për viktimat e Kosovës përmes ambasadorit të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar Lirim Greiçevci
Pikë grumbulluese ka patur edhe në Tiranë. Edhe në SHBA përmes një Shoqate të Grave.
A po fillon të zgjohet shoqëria kosovare më në fund. Vetëm grate mund ta shkundin.
E tani janë mbledhur me mijra e mijra fustane ngjyra ngjyra që janë varur me kapsa rrobash të gatëshme për t’u shitur në stadiumin e Prishtinës. Nuk po e vë fare në diskutim pyetjen nëse do të shiten, sepse ato duhet të shiten!
Sepse vetëm kështu do të jetë i realizuar qëllimi që këto para të vihen në shërbim të viktimave.
Kjo fushatë është mbëshetur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara si dhe ajo e Britanisë së Madhe, si dhe shumë donatorë të tjerë.
Gratë e përdhunuara gjatë luftës ende sot nuk e kanë statusin e viktimave të dala nga një konflikt i përgjakshëm. Ky duhet të jetë edhe qëllimi final, sepse edhe 16 vjet pas përfundimit të konfliktit ato janë të anashkaluara, të persekutuara dhe kësaj here viktima prej një shteti pa shpirt dhe të një shoqërie indiferente.
Prandaj ka vlerë të madhe kjo fushatë sensibilizuese, e cila duket se po ka sukses të plotë, nisur nga fustanat që tani e kanë kthyer stadiumin e Prishtinës nga një arenë të ndeshjeve futbollistike në një arenë fustanësh në shërbim të një kauze të madhe.
Rreth kësaj fushate janë botuar shkrime e reportazhe edhe një shtypin botëror siç është ai i gazetës The Guardian, ku thuhet se përmes fustanëve nderohen viktimat e dhunës gjatë luftës.
„5000 fustane në stadium futbolli për të kujtuar përdhunimet e kohës të luftës“, është titulli i një reportazhi të gjatë, në të cilin përveç të tjerave citohet autorja e projektit Anna Di Lellio. “Aktiviteti mbahet në stadium”, thotë ajo “që është në qendër të Prishtinës, një vend ku qyteti mban parada ushtarake dhe festimet të lidhura me luftën. Projekti ynë është një mënyrë e ndryshme e nderimit të luftës, pa madhështi dhe triumfalizëm, thotë ajo. “Kjo është një histori tjetër, është një histori e vuajtjeve të mëdha që lufta solli për të gjithë. ” Por që janë mbajtur fshehur. Dhe Anna Di Lellio bashkë me artisten Alketa Xhafa – Mripa përpiqen t’i zbulojnë.
Alketa
Anna
Cherie Blair
Presidentja Jahjaga
Kadire Tahiraj, aktiviste e pandalur në kërkim të të drejtat e grave viktima
Shtëpi bosh
shtëpi të bukura
të ndërtuara
prej ëndrrash
të ngritura me mund e sakrifica
me ngazëllimin e kthimit
ku presin nënat dhe baballarët
bijtë e tyre
që shtëpitë
të mbushen
me fr . . .
Shkrimtari i madh
nuk hoqi kurrë dorë
nga dashnorja
me trupin e Deas
e aroma ambroz hojesh
që e joshi gjithë jetën
posa i dilte nga shtrati
Helena e Trojës
shkrimtari i madh u plak
po . . .
Daniel Serwer tek A2CNN
Nga Rosalba Bejdo
S’është e drejtë mosfutja e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave të KiE. Vuçiç nuk është vetëm përfaqësues i Putinit në Ballkanin perë . . .
Po e botojmë këtë foto nga arkivi ynë, për të sjellë në fokus atë që ka ndodhur në Kosovë.
Në vitin 2001 Gjenerali Wesley Clark do të na e dhuronte me përkushtim dhe autograf librin . . .
Në ditët e para të këtij viti postieri na solli nga Florida një paketë me tre libra, dhuratë nga mikja jonë Anna Kohen, Lulja e Vlorës në shqip dhe anglisht si dhe The Photographer’s . . .
Opinioni me titull “E dashur Iris Halili të bëj thirrje që të japësh dorëheqjen nga kryesia ilegjitime e Vatrës” u nxit nga akti i turpshëm i kryesisë ilegjitime të Vatrës i 11 Shkurtit . . .
Profesori amerikan, njohësi i mirë i çështjeve rajonale, Daniel Serwer, del me propozime konkrete se cilat duhet të jenë sanksionet që i duhen vendosur Serbisë pas sulmit terro . . .
Ekspertja amerikane e sigurisë Ivana Stradner reagon në Twitter rreth dështimit të diplomacisë:
“NËSE gjërat përshkallëzohen në Ballkan, të cilat diplomatët Amerikanë mund t’i parandalo . . .
Ligjvënësi Republikan Keith Self i ka adresuar disa pyetje emisarit amerikan, Gabriel Escobar, mbi qasjen e tij ndaj Kosovës.
Sipas Ligjvënësit Self, Escobari po tregohet jokonsis . . .
Dëshira e Uashingtonit për stabilitet në Ballkan ka tejkaluar mbështetjen e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit
Si ish-kryetar i Komitetit të Punëve të Jash . . .
Washington’s desire for Balkan stability has overtaken its support for democracy, the rule of law, and anti-corruption
As the former chairman of the U.S. House Fo . . .
Voal.ch po sjell një reagim të analistes Amerikane Ivana Stradner, e cila pak kohë më parë ka marrë kërcënime nga një zyrtar i lartë i qeverisë serbe.
“E turpshme. Shtetet e Bashkuara . . .
Komentet