Amerikanët do të përgjigjen pas një jave
Antony Blinken përsëriti se një “përgjigje e shpejtë dhe e fortë” do të pasonte çdo shkelje të integritetit territorial të Ukrainës nga pala ruse. Megjithatë, ai garantoi gjithashtu se dialogu diplomatik do të vazhdojë. Kërcënimi i reagimit u përsërit edhe pas takimit: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen “edhe ndaj agresionit joushtarak”, tha Blinken.
Shtrëngimi i duarve para diskutimeve
Për Ukrainën dhe ekzigjencat e sigurisë për Rusinë ka nevojë për “mirëkuptim më të mirë reciprok”. Kjo u tha pas samitit të Gjenevës midis Sergei Lavrov dhe Antony Blinken
Shtetet e Bashkuara premtuan një përgjigje me shkrim “javën e ardhshme” ndaj kërkesave ruse për “garanci sigurie”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Lavrov në fund të takimit të sotëm (e premte) me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Gjenevë, takim që ardhi pas samitit të qershorit të kaluar mes Joe Biden dhe Vladimir Putin, duke bërë që bota të kthente rishtas sytë nga Gjeneva. Këtë herë, megjithatë, me policinë që ruan rrugët, por pa u bllokuar qyteti.
Në konferencën e tij për shtyp, të mbajtur gjysmë ore më vonë, shefi i diplomacisë së Uashingtonit konfirmoi këtë informacion, duke shpjeguar se biseda një orë e gjysmë ishte “një shkëmbim pikëpamjesh”, por “jo një negociatë”. Megjithatë, të dy palët tani kanë “një kuptim më të mirë” të pozicioneve të njëra-tjetrës.
Ata ranë dakord për nevojën për të vazhduar një dialog “të nevojshëm dhe të arsyeshëm” dhe për të “qetësuar emocionet”, tha Lavrov, duke e konsideruar samitin e ri midis dy krerëve të shteteve “të parakohshëm” dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “histerisë antiruse”.
Duke u përballur ballë për ballë, përfaqësuesi rus tha se nuk priste përparim thelbësor, ndërsa Blinken përsëriti se një “përgjigje e shpejtë dhe e fortë” do të pasonte çdo shkelje nga pala ruse të integritetit territorial të Ukrainës. Megjithatë, ai garantoi gjithashtu se dialogu diplomatik do të vazhdojë. Kërcënimi i reagimit u përsërit edhe pas takimit: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen “edhe ndaj agresionit joushtarak”, tha Blinken.
Nga ana e tij, kreu i diplomacisë në Moskë ka garantuar se Rusia nuk përbën kërcënim për fqinjin e saj – në kufijtë e të cilit ka grumbulluar 100,000 trupa që shkaktojnë frikë dhe shihen si kërcënim për një pushtim – dhe ka kritikuar furnizimet me armë në Ukrainë nga një pjesë e disa vendet perëndimore. Shtetet e Bashkuara, pas vizitës së Blinken në Kiev ditët e fundit, kishin autorizuar, për shembull, vendet baltike për të ofruar materiale. Çështja ndan vetë anëtarët e Aleancës: përveç Uashingtonit, Londra dhe Otava, për shembull, tashmë kanë mbështetur ushtarakisht ukrainasit (Mbretëria e Bashkuar edhe këtë javë duke dërguar raketa antitank) ndërsa Gjermania dhe Franca jo.
“NATO larg nga Bullgaria dhe Rumania”
Ndërkohë, Rusia nuk kërkon vetëm siguri se Kievi nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO, por edhe tërheqjen e trupave të huaja të Aleancës Atlantike nga dy vendet anëtare, Rumania dhe Bullgaria. Kështu del nga përgjigja me shkrim që Ministria e Punëve të Jashtme të Moskës i dha shtypit sot, të premten, në ditën e takimit në Gjenevë mes kreut të diplomacisë Sergei Lavrov dhe homologut të tij amerikan Antony Blinken. Në Rumani janë stacionuar 1000 amerikanë dhe 140 italianë, si dhe disa dhjetëra polakë, ndërsa Sofja ka një marrëveshje që lejon praninë e deri 5000 amerikanëve.
“Nuk ka asnjë paqartësi”, thuhet në përgjigjen ruse, “bëhet fjalë për tërheqjen e ushtarëve dhe armatimeve për t’u kthyer në situatën e vitit 1997 të vendeve që nuk ishin anëtare”. I njëjti parim, përveç dy shteteve të përmendura, do të zbatohej si rrjedhim edhe për Çekinë, Sllovakinë, Poloninë, Hungarinë dhe tre vendet baltike, të gjitha më parë në bllokun sovjetik, të cilët iu bashkuan NATO-s pas kësaj date (disa prej tyre në 1999, të tjerët në 2004).
Bukureshti e ka cilësuar tashmë kërkesën si “të papranueshme”, ndërsa Sofia theksoi se sovraniteti i vendit e lejoi që t’i bashkohej dhe prandaj “bëri zgjedhjen e saj”.
Përpara ribashkimit të Gjermanisë, Perëndimi premtoi gojarisht, por asnjëherë me shkrim, se Aleanca nuk do të zgjerohej kurrë drejt lindjes./rsi.ch/eb
Komentet