Në rrjetet sociale ka nisur histeria kolektive e shtijakëve. Atyre që kinse shtiren si Rugovistë, si mbështetës të idealeve të Rugovës, por që kokën e tyne e kanë të zbrazët, bosh, pa asnjë idé apo ideal. Ata kanë veç refleksin e kushtëzuar të pjestarëve të kolkozit titist. Sa më tepër ulërojnë si kopé dhe në kopé se janë rugovistë, aq më ulëritës është antirugvizmi i tyre. S’kanë si me qenë me Rugovën, kur sa vdiq Rugova iu vunë pas si bisht kazme Fatmir Sejdiut, meqë ky e deRugovizoi LDK-në, duke e kthyer në një parti lokale-feudale.
Vjet Rugova kishte 70 vjetorin e lindjes. Shteti dhe aq më tepër partia që u krijua nga Rugova dhe intelektualët e Kosovës, do të duhej ta kishte shpallur Vitin e Rugovës, por as që e vunë atë ujë në zjarr.
Sot më 2 dhjetor, në ditën e lindjes të liderit indipendentist, antirugovistët e LDK-së brënda e jashtë metropolit kosovar, deri këtej nga Zvicra, paçka se u vjen era që larg si antirugovistë të përbetuar i ka kap histeria kolektive se kinse u plas shpirti e barku për Rugovën. Sepse nuk mund të jesh edhe besnik i Isa Mustafës edhe Ibrahim Rugovës njëkohësisht. Je ose me njërin ose me tjetrin, je ose me demokracinë ose me antidemokracinë. Demokracia është Ibrahim Rugova, ndërsa Isa Mustafa është antidemokracia. Demokraci do të thotë të triumfojë vota e popullit. Antidemokraci të vidhet apo keqpërdoret vota e popullit, siç bëri Isa me këta shtijakët, që i shkuan pas në fushatën zgjedhore të qershorit 2014, kur Isa i betohej rrejshëm popullit, “votoni për LDK-në që të largojmë nga pushteti Hashim Thaçin.”
Shtijakët duke brohoritur me ovacione folklorizante përpara kamerave “rroftë Rugova” e varrosën idealin e Rugovës; shtijakët duke bërë fotografi tek varri i Rugovës, e blasfemuan elitarizmin e liderit europian; shtijakët duke u fotografi tek shtatorja e Rugovës në mes të Prishtinës, e identifikuan veten se cilët janë, se s’kanë si me qenë ismustafistat edhe rugovistë njëkohësisht. Rugovizmi është demokracia dhe shteti ligjor. Ndërsa isamustafizmi dhe thaçizmi është binomi i uzurpimit të shtetit. Ndërsa shtijakët janë moçal dhe ligatë, të shkaktojnë nauzea, janë flliqësia dhe neveria, janë turpi dhe marrja e tyne, janë turpi dhe marrja e Kosovës.
Sepse Isa Mustafa nuk përfaqëson popullin e Kosovës, Isa Mustafa përfaqëson interesat e kastës dhe të shtijakëve, që janë anonimati i Kosovës dhe diasporës.
Me qenë Rugovist, do të thotë të respektosh parimet e demokracisë; me qenë rugovist, do të thotë të duash njerëzit e dijes e kulturës; me qenë rugovist do të thotë që të heqësh dorë nga proletarizimi i LDK-së, sepse LDK-ja është krijuar nga gazetarë, shkrimtarë e njerëz të dijes; me qenë rugovist, duhet me qenë detyrimisht antiIs !
Sepse Isa Mustafa me enturazhin e tij famëkeq, njerëz të pavotuar nga elektorati, i kanë tradhëtuar idealet europiniste të Rugovës, jo sot, jo dje, por gjithmonë, ndërsa vijojnë të mbajnë të uzurpuar pushtetin e robëruan rishtas Kosovën sepse kur një njeri nuk ka punë, ai është një njeri i robëruar. Papunësia dhe keqeverisja është pushtimi i ri i Kosovës.
Demokracia nuk është kamaleone me njëqind fytyra. Demokracia nuk është iluzion. Demokracia nuk është privilegj i kombeve të veçantë. Demokracia ekziston, demokracia ka vetëm një fytyrë, të shtetit të së drejtës. Demokracia ka fytyrën e idealeve të Rugovës, është e pastër demokracia, e bukur, demokracia ka fytyrën e fëmijëve dhe rinisë së Kosovës, prandaj ia vlen ta kesh si kauzë.
Rinia e Kosovës, e ardhmja e Kosovës, rugovizmi janë bashkë e të pandashëm, por që s’kanë asgjë të përbashkët dhe asnjë pikë takimi me shtijakët, që sot më 2 dhjetor po kujtojnë kinse ditëlindjen e Rugovës.
Këtyre faqezinjve, servilëve, rezilëve, qyqanëve, mjeranëve, hajvanëve ka ardh koha me ju thanë mjaft ma, sepse nuk përfaqësojnë veç anonimatin e kastës me identitet antikombëtar, por kurrësesi jo idealet e Perëndimit, kurrësesi jo rugovizmin. Prandaj ju themi shqip, troç, shikoni punët tuaja private, merruni me punët tuaja private, por hiqjuni përfaqësimit. Sepse jeni askusha, kurrkusha dhe s’përfaqësoni kënd, jeni veç bishta e rrahshuplakësa uzurpatorësh që e kanë kundër gjithë popullin e Kosovës.
Deshiroj ta botoj kete shkrim qe me largon gjumin e nates…Marrim nje informacion te ri …te guximshem…nga nje gazetare qe nuk kursehet per te proklamuar fuqishem,hapur dhe bukur nje realitet alashqiptar.Urime!
Elida me vjen mire qe je vizionare dhe i ke identifikuar problemet akute te LDK-se.
Image: President Rugova and Ramazan Bekteshi Stuttgart, Germany Jan. 1993
I dashur kryetar Rugova, Baba i kombit. Prita i fundit te jua uroj ditelindjen, tani ne perjetesi. Vetem kur vijne keto data, ne menyre stihike, nje pjese, vazhdon te konsumoje trashegimine tuaj por qe ne praktke kane punuar kunder apo s’kane punuar fare per Kosoven. Une, argati juaj qe ne ditet e para, serisht jam rivendosur aty ku u takuam me 1990, te Shtepia e Madhe, ashtu si n’a quaje neve, shqiptaro-amerikaneve. LDK-ja, keshtjella kombetare, qe e ndertuam aq me mund s’eshte me ajo e njejta, qe n’a pritje, n’a mesoje dhe nderoje. Ajo tani, i ka perplase te gjithe portat diaspores europiane, amerikane, kanadeze, australiane gjithandej ku i kishim deget e LDK-se, qe dikur ishin perkrahesit dhe financuesit e aktiviteteve tuaja per pavaresi, dhe e mbajten gjalle Kosoven nen okupim e ne lufte. Por kjo s’do te n’a dorezoj, ashtu si qe s’u dorezuat ju , ku para 72 vitesh Serbet t’a vrane baben dhe gjyshin. Ju mbetet jetim, por ju s’u ligeshtuat, ju tejkaluat veteveten per t’u bere i pavdekshem dhe baba i kombit. Kam nje lajm, e dij se do te ju pelqeje. Neser, do te shkoj ne Katedralen Kombetare te Washington-it dhe do te lutem shqip (jo arabisht) prane varrit te presidentit Willson(homazh), te lutem per Ameriken, Kosoven e Shqiperine, qe ia mbajti fjalen e dhene Nolit, qe Shqiperia te behet anetare e Liges se Kombeve me 1919, mu ashtu veproi edhe Presidenti Clinton, miku juaj, qe me 1999 cliroi Kosoven, perfundimisht. Pusho ndricueshem ne perjetesi, shqiptari me madh i shekullit!