Sot mbetëm viktimë 7 djem prindërish, pasi u kishim premtuar se toka e parajsës kalon nga Shqipëria.
I vranë pasi u morën dhe paratë dhe i futën në një makinë.
Nuk i vrau shpejtësia por paligjshmëria, jo siguria.
7 emigrantë klandestinë mbetën viktimë sot në Shqipëri ndërsa trafikantët e qënieve njërëzore po i transportinin ilegalisht nga jugu drejt kufijve të tjerë të skajshëm shqiptarë.
Rruga ballkanike e “skafistëve” tokësorë është në aktivitet të plotë ilegaliteti e lulëzon fuqizimin e strukturës së grupeve kriminale që paratë e këtij biznesi i investojnë në ndêrtim, turizëm, transport e kudo tjetër duke ndotur konkurrencën e tregtarit e sipërmarrësit të ndershëm.
Rruga ballkanike që përmes Shqipërisë sjell klandestinët drejt Europës êshtë burim fitimi i kriminalitetit shqiptar si dikur me skafet, gomonet, anijet mbush me emigrantë.
2000, 3000, 6000 euro për udhëtim paguajnë vetëm për të mbërritur në Europë.
Rruga Ballkanike është dhe një alarm sigurie kombëtare e ndërkombêtare pasi bashkë me hallexhinjtë që kërkojnë të mbijetojnë luftës, varfêrisë, persekutimit e varfêrisë, udhëtojnë në të dhe persona të lidhur me grupe ekstremiste e të radikalizuar në ideologji e fe.
Më 20 maj emigrantët e parë do mbërrijnë në Shëngjin e Gjadër sipas Paktit Meloni/ Rama.
Mbërritja e tyre e gjen Rrugën Ballkanike në një alarm të plotë sigurie ndërkombëtare.
Sipas marrëveshje siguria jashtë kampeve do të garantohet nga Policia shqiptare.
Por a është kjo Polici e aftë të përballojë një detyrë të tillë?
Ngjarja e sotme vërtetojë se jo!
E më tepër po të kishte ndodhur në një vend demokratik europeist, de facto e de judo, kjo ngjarje do tëishte trajtuar si nje event precedent dramatik e preokupes i trafikut të qënieve njërëzore me protagoniste Shqipërinë e jo si një aksident rrugor.
Nuk qe i tillë!
Qe një Krim ku drejtêsia shqiptare duhet të hetojë për vrasje të shumëfishtë!
Vdiqën 7 persona e shtetas të huaj në tokën shqiptare e familjet e tyre ndoshta ende nuk dinë se cfarë ka ndodhur.
7 bijë prindërish që kundrejt pagesês u kishin premtuar se toka e parajsës kalon nga Shqipëria.