Familja e 31-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje me snajper gjatë një shkëmbimi zjarri në Lazarat, ka hapur që prej ditës së djeshme dyert e mortit. Familjarët kërkojnë drejtësi dhe kapjen e autorëve. 31-vjeçari Ibrahim Basha kishte vetëm 6 muaj që ishte bërë pjesë e forcave speciale RENEA. Ai kishte shërbyer më herët si pjesë e forcave tona Komando, duke marrë pjesë në misione të rëndësishme në Afganistan, së bashku me forcat ushtarake “Eagle”. Afërsisht 6 muaj më parë ai u bë pjesë e forcave RENEA, ku në një ceremoni u certifikua së bashku me efektivë të tjerë nga kreu i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Komentet