Pas amshimit të akademik Mark Krasniqit, sot më 30 gusht do të bëhet ceremonia e varrimit.
Këshilli organizativ i ceremonisë së varrimit në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë përcaktuar këtë agjendë të ceremonisë së varrimit të akademik Mark Krasniqit,
- Mbledhja komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës – në ora 13.oo
- Homazhe në hollin e AKSHAK prej orës 13.30 deri më 15.00
- Nisja e kortezhit prej AKSHAK në rrugën Agim Ramadani – ora 15.oo
- Homazhe dhe nderim para shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova – 15.15
- Homazhe e nderime para shtatores së Skënderbeut – 15.20
- Homazhe e nderim para shtatores se Nënë Terezes – 15.25
- Ceremonia e nderimit në sallën e sportit të Pallatit të Rinisë – 16 oo
- Ceremonia e varrimit në varrezat katolike në lagjen Arbëria në ora 17 .00
Në këtë ceremoni për dhënien e lamtumirës së fundit të akademik Mark Krasniqit pritet te marrin pjesë personalitete të larta të vendit, nga Shqipiëria dhe nga diaspora si dhe qytetarë të vendit nga Kosova.Per me shume informata rreth ceremonise mund te kontaktoni Sali Cacajn ne numrin 044550702
Komentet