Më 8 dhjetor 1986, plot 32 vjet ma herët, ndrroi jete Sadik Selmani i Grisë.
E të jehuen fjalët n’Qafë Morinë deri n’Qafë t’Agrit:
-Ju rrit’të ndera e bujaria Sadik Selmanit.
Peshë e mendjes, fuqi e burrit…
“Qytetar Nderi” i Nikaj-Mërturit.
2.
Sot e takova rrugës Sadik Selmanin…
Bash në kodër tek Blini i Grisë,
Në derë të kullës, në oborr të shtëpisë,
Vet i treti – me dy vllazën: me Ademin e me Ramën.
Tue ardhë këtu mes jush…
Të qeshun… e të veshun me të bardhin plis…
Veç Valbona e kthjelltë iu hynte midis…
Tri kullat e Selmanëve rritë me 30 shtëpia
I pret’ Ndera e trollit,
Prej kullave i përcjell’ Lavdia…
Disa për mendje, pushkë e penë i njeh’ Shqiptaria.
3.
Sot e takova rrugës Sadik Selmanin…
I kishte nisë djemtë nga kulla e tij në këtë sallë…”Real”.
Nuredinin, Zeqirin, Ukën – tre trashëgimtarë dinjitarë,
Çikat Florie e Xhbane si margaritarë…
Gjithkush i gëzohet Nderimit të Babës, lartësimit të Burrit.
Ma shumë kur vjen një nderim i tillë prej Nikaj-Mërturit.
Baba i Mirë,
Peshë e Madhe dhe Provë e Vështirë.
Kur bahet gjysh e stërgjysh,
Këto rriten shumëfish…
Mal i madh ky Sadik Selmani…
T’lumtunit juve,
breznitë e tij genetike – që e kini dhe ia dini…
Jeni të nderuar ju brezat e tij
Që emën e vepra lart ia mbani.
Mal i madh ky Sadik Selmani…
4.
Sot e takova rrugës Sadik Selmanin…
Si në legjenda dhe në jetë: 113 vjeç.
Si Shtylla e Grisë ishte i fortë.
Me ne udhëtar në këtë Botë…
Kullë e mendjes, derë bujare,
Lisnajë e vlerave mot pas motit
Me ne në këtë sallë, edhe Ditën e Sodit…
Po shoh se në kit’ mesditë ka ndalë dielli mbi Nikaj-Mërtur,
Me sy ag dhe rreze dritë e pret një burrë:
Po vjen n’kostum kombëtar ky kreshnik i Malësisë:
Ky burrë i kohnave – Sadik Selmani i Grisë!

Flm zotri Ramiz.
Flm VOAL,CH
Zoti ju nderofte e kujtofte me te mira.
I dashur Zeqir! Edhe une kam derdhur lot 32 vjet me pare per burrin e madherishem SADIK SELMANIN. JAM ME FAT. E ka dhane zoti me dek e nuk mund ta ndelesh , por figura impozante e tij , mendet e tij kurr nuk DESIN. Shpesh me duket sikur jam ka rrije me te . ZEQIR ! AI ESHTE I PA VDEKSHEM. I LUMI TI PER BABEN QE KE PATUR. Tjerat jane kot. Te perqafoje me shume mall e dashuri HALITI.
Zotri Ramiz:
Te faleminerit per poemen kushtuar burrit te shquar te Malesis Tropojes, Sadik Selmani! Sadiku past drite dhe ju si autor paci shendet e gezime!
Sadiku ka qene edhe mik i yni. Edhe kjo foto e vitit 1974 deshmon per kete.
I dashur Ramiz,
E ndetuar VOAL CH:
-Njeriu e ben te pavdekshem vehten dhe emrin e tij me veprat dhe diturin e vet .Nje i tille ishte daja im Sadik Selmani. Ai jeton, eshte i pranishem jo vetem ne oda burrash por edhe ne biseda shokesh ne cdo ambient ku behet muhabet burrash.
Sot, 32 vjet, me besoni qe po me duken di 32 dite.
Lavdi dhe i perjetshem qoft kujtimi i SADIK SELMANIT po ikin mrizet e mira e po jesim rras ne diell