VOAL.CH – Nga ballkonet, dritaret apo edhe nga rruga për një minutë sot e gjithë Zvicra duartroki për ata që sot janë vënë në shërbim të pacientëve të infektuar nga coronavirus Covid 19.
Duartrokitje kolektive. Të falënderohen mjekët, infermierët, farmacistët dhe punonjësit e shëndetit. Për t’u dhënë atyre forcë për të vazhduar luftën në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit.
Sot është bërë një himn kolektiv për jetën dhe guximin. Inisiativa është e botuesve të NZZ, CH Media, SRG, Ringier, Tamedia dhe 20 minuta.
Nga ballkonet, nga dritaret, apo edhe nga rruga. Minuta e duartrokitjes u përhap për të arritur tek ata që kanë më shumë nevojë për momentin e vështirë që po kalon e gjithë Zvicra./EB/20Minuten
Komentet