Në nderim të viktimave me origjinë nga Kosova që u vranë në Mynih të Gjermanisë, sot në Kosovë është ditë zie.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vend se kjo të bëhet përmes një vendimi zyrtar, ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook.
Në Munih të Gjermanisë, të premten në mbrëmje, pas një sulmi terrorist u vranë Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj.
Gjatë ditës së sotme Flamuri i shtetit do të jetë në gjysmë shtizë, ndërsa agjendat zyrtare të vendit do të shtyhen për ditë të tjera.
Komentet