2 maji i vitit 1999 ishte një ngjarje e kobshme për Kosovën dhe Vushtrrinë. Me këtë datë në fshatin Studime të komunës së Vushtrrisë u vranë nga forcat paramilitare serbe 116 persona civilë që ishin në kolonën e qindra të shpërngulurve që ia mësynë Shqipërisë.
Si çdo vit tjetër edhe këtë vit shënohet përvjetori i kësaj masakre ndaj shqiptarëve të Kosovës, sot në këtë përvjetor do marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që do t’u adresohet edhe me një fjalë rasti familjarëve të të vrarëve dhe të pranishmëve në akademinë përkujtimore
Komentet