I drejtohem opinionit publik për t’i bërë të ditur se sulmet kundër Voal – Zërit të Shqiptarëve janë duke vazhduar, sikur e kemi parashikuar, nga e njëjta dorë e zezë që ka një vit e gjysmë që hakeron faqen tonë për brendinë e saj dhe për rezultatet statistikore që janë sfidë për ato faqe të cilat vijojnë e marrin mbështetje financiare pa asnjë performancë botuese dhe përmbajtësore.
1.Armiq të Voal janë klientë të politikës, të cilët në shkëmbim të bindjes të tyre ndaj establishmentit të korruptuar, marrin mbështetje financiare por raporti i statistikave në krahasim me Voal i diskrediton.
2. Armiq të Voal janë armiqtë e fjalës të lirë, që megjithëse presupozohet se është rrëzuar diktatura apo është larguar pushtuesi, ata vijojnë të mbeten shërbëtorë të segmenteve okulte, duke krijuar sistem paralel.
3.Armiq të Voal janë armiqtë e demokracisë, mbetje të sistemit të shkuar, të cilët janë përfshirë në establishmentin politik për shërbimin që i kanë bërë regjimit diktatorial.
4.Armiq të Voal është mafia që ushqen politikën me qëllim që kjo të ruajë status quo-në dhe të vijojë degradimin e sistemit, ku shteti i së drejtës është kthyer në shtetin e antiligjit dhe më të fortit.
5.Armiq të Voal janë armiqtë e reformës në drejtësi, ata që e kanë shndërruar sistemin e drejtësisë në sistem të mbrojtjes të krimit dhe politikanëve të inriminuar që e kanë kapur shtetin.
6.Armiq të Voal janë ata që e kanë lënë vendet tona në papunësi, varfëri dhe degradë, ku pensionistët shtresa më e lodhur dhe më e vuajtur e popullsisë jeton me të ardhura të mjerueshme, ndërsa establishmenti politik me zagarët dhe eskortat e tyre jeton i mbuluar nga privilegjet dhe me një lluks përrallor.
Voal është i hakeruar, sepse programimi i faqes nuk e ka të fortifikuar sigurinë, kur do të duhej ta plotësonte patjetër këtë standart. Kjo është arsyeja që ndryshuam Hosting, i cili na mbulonte programimin, webmasterin e faqes dhe serverin.
Kemi tre muaj që kemi bërë shkëputjen nga serveri i vjetër.
Shkëputja dhe transferimi i database kishte edhe kosto financiare që na e mbuloi një shoqatë zvicerane.
Gjatë transferimit të faqes nga një server tek tjetri, IT që e kreu këtë detyrë, na sugjeroi si urgjente ndërhyrjen e një webmasteri të ri i cili duhej të bënte menjëherë optimizimin e faqes, programimi i të cilës ishte me shumë probleme. Serveri dhe webmasteri i ri kanë patjetër kosto financiare.
Nuk kaloi pak dhe IT e serverit të ri na dha po ashtu alarmin për shkak se programimi i faqes tonë është, jo vetëm i pasigurt, por krijon një mbingarkesë që tillë sa dëmton serverin kryesor, duke i detyruar ata që të na bllokojnë disa herë, me paralajmërimin se nëse nuk gjejmë një zgjidhje afatgjatë, do të na largojnë nga ky server dhe nuk do të na mbulojnë me shërbimin e tyre.
Alarmin po ashtu na e dha edhe webmasteri i ri, ekspert i wordpress-it, i cili duke parashtruar të metat dhe dobësitë e programimit të faqes tonë, na tha se nëse nuk arrin që të ketë të dhënat e plota që i duhen për sigurinë e faqes, nuk pranon të jetë webmaster i saj sepse në këto kushte që është bërë programimi, nuk arrihet siguria e faqes.
Të premten që shkoi IT i Hostingut që mbulon faqen tonë na dha rishtas alarmin për një ngarkesë gjigande të serverit, çka e bëri webmasterin pas bllokimit, që të ndërhyjë menjëherë.
Paralelisht prej të premtes, Voal po ashtu është sulmuar në Fanpage-in në rrjetin social, tek statistikat në faqen në Facebook, ku ka një rënie drastike të tyre, që është artificiale, sepse fatmirësisht, këto statistika nuk ka mundur që t’i ndryshojnë brënda faqes tonë. Ose nuk janë lodhur që ta bëjnë kësaj here, sepse hakerat shqiptarë kanë arritur të ndërhyjnë deri në faqen e Pentagonit, dhe për këtë kanë marrë dënimin e duhur. Dihet se hakerimi dënohet me ligj.
Po i sjell opinionit publik një fakt që vërteton ndërhyrjen kriminale që i është bërë prej të premtes dhe vijon fanpage-it të Voal në Facebook.
Dje kemi botuar shkrimin: “Testamenti i Aleksandrit të madh: Unë jam Ilir.” Në statistikat e fanpage të Voal, deri në momentin që jam duke e shkruar këtë opinion, siç mund ta shihni, (Fig1) rezulton që ky tekst të jetë lexuar nga 1765 vetë, por nëse klikoni linkun e faqes, ju do të shikoni, se ky tekst është bërë “like” nga 2.1K (Fig2), pra nga 2100 lexues. Diçka e pamundur, që numri i atyre që e kanë lexuar tekstin të jetë më i vogël se numri i atyre që e kanë pëlqyer tekstin, sepse që ta pëlqesh së pari duhet ta lexosh. Zakonisht, për tekstet që lexohen mirë, raporti midis leximit dhe pëlqimit është 10-50:1, domethënë lexohet nga 10 deri 50 vetë vetë dhe pëlqehet nga 1. Afersisht një tekst që pëlqehet prej 2100 lexuesave, duhet të jetë lexuar të paktën 21 mijë herë syresh. Kjo shkon përkitas edhe me vizitorët e djeshëm të faqes tonë, që megjithë problemet e shkaktuara, Voal është vizituar nga 26 mijë lexues!
Kjo është prova monstruoze e hakerimit që vazhdojnë t’i bëjnë faqes tonë, të njëjtat monstra, prej daljes së Voal me këtë format.
Prandaj i bëj një apel opinionit publik, sepse është i turpshëm fakti, por i vërtetë, se për faqet e gazetarëve të pavarur nuk interesohet askush, ndërsa establishmenti kriminal i politikës i ndërsen dhe i mbështet hakerat.
Duke i shprehur mirënjohjen lexuesit shqiptar që është aleati ynë më i mirë dhe më besnik, ndaj të cilit përulemi me nderim, ne kërkojmë mbështetje dhe ndihmë.
Është SOS i dy botuesve dhe gazetarëve që e kanë kthyer në kauzë të jetës të tyre mbrojtjen e të vërtetës, sido që të jetë ajo, e hidhur apo e thartë, sepse vetëm kështu mund të realizohet ëndërra për të ndërtuar shtetin e së drejtës për brezat që vijnë, për fëmijët tanë.
Fig1
Fig.2
Zbulohet testamenti i Aleksandrit të Madh: UNË JAM ILIR