Intervistat e Inva Mulës janë ngjarje për jetën artistike.
Ajo është gjithmonë primadona, jo vetëm si soprano me famë botërore, por edhe sepse me zërin e saj ajo shqipton të vërtetat për të cilat shumë artistë të tjerë heshtin.
Inva Mula është artiste e madhe dhe indipendente.
Intervista sot tek Tiranapost ka marrë shkas për një scoop skandal të drejtuesave të Teatrit të Operas dhe Baletit të cilët në mbrëmjen gala organizuar me rastin e 65 vjetorit dhe rinkonstruksionit të TOB nuk e ftuan në skenë sopranon, dhe jo vetëm kaq, në atë skenë mungonin edhe plot emra të tjerë të rëndësishëm për Teatrin e Operas dhe Baletit.
Në këtë gala ishte i ftuar i madhi Placido Domingo, emri i të cilit kishte direkt lidhje me sopranon, sepse Inva Mula është artistja e parë shqiptare që fitoi konkursin e Pacido Domingo në Paris.
Në këtë intervistë Inva thotë se i erdhi shumë keq që në këtë gala as si imazh nuk u shfaqën prindërit e saj, artistët Nina Mula dhe Anvi Mula.
Por asaj i vjen keq që aty mungonin edhe plot artistë të tjerë, që kishin dhënë jetën për artin, sepse thotë Inva Artistët japin jetën për artin.
“Unë isha e ftuar si spektatore, por unë nuk mund të isha spektatore, unë mund të isha edhe 99 vjeç dhe nuk mund të isha spektatore”, thotë Inva Mula.
Pastaj ajo shton: “Ne nuk kemi të drejtë që të harrojmë Artistët.
Në atë Gala mungonin Edit Mihali, Zana Turku, Lili Cingu, Marjana Leka, Xhovana Doko etj.
Problemi në Shqipëri është se ne në Shqipëri nuk kemi memorie.
Në 65 vjetorin e këtij teatri të gjithë Artistët kanë kontributin e tyre, secili nga një tullë.
Shumë artistë shqiptarë janë larguar nga kjo botë shumë të varfër. Për këta Artistë nuk pati as një homazh..
Ne nuk duhet të heshim, për gjëra të rëndësishme ne nuk duhet të heshtim…”
Më poshtë po e sjellim intervistën e plotë:
Komentet