Ndeshja me përfaqësuesen e Ukrainës do të jetë e fundit për Kombëtaren e Shqipërisë para “Euro 2016” që nis më 10 qershor dhe si e tillë do të jetë testi i fundit për ekipin e Gianni de Biasit para nisjes për në Francë.
Shqipëria, do të përballet me Ukrainën të premten (sot, 20:30) në Bergamo të Italisë. Kombëtarja shqiptare të enjten është larguar nga kampi stërvitor në Bad Waltersdorf të Austrisë ku qëndroi për dhjetë ditë dhe zhvilloi një miqësore me Katarin (3:1).
Pos përgatitjeve, De Biasi kampin e mbajtur në Austri e ka shfrytëzuar edhe për të hartuar listën finale për “Euro 2016”.
Shqipëria pas ndeshjes me Ukrainën, do të përgatitet edhe dy ditë në Itali para se ta marrë rrugën për në Francë (6 qershor). Rezidenca e Kombëtares së Shqipërisë gjatë “Euro 2016” do të jetë në Perros Cuirec…
Komentet