Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte në Poloni luan sfidën e radhës kundër Ukrainës, në xhiron e tretë kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Djemtë e përfaqësues sonë, në këtë ndeshje hyjnë pas disfatës së thellë kundër Kroacisë (6-0). Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit i pret një tjetër sfidë e vështirë nga e cila synojnë të bëjnë paraqitjen më të mirë se sa në duel me kroatët.
Pavarësisht humbjes kundër kroatëve, megjithatë, futbollistët e skuadrës sonë janë të përqendruar maksimalisht në duel me ukrainasit e “ftohtë” që të bëjnë një ndeshje më të mirë, dhe të nxjerrin një rezultat pozitiv, edhe pse në letër favorit është Ukraina.
Ndërkohë, tekniku Bunjaki pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për dallim nga loja e kaluar kundër Kroacisë.
Përfaqësuesja jonë të premten ka zbritur në Poloni, ku ka zhvilluar dy seanca stërvitore në prag të përballjes me Ukrainën, transmeton kp.
Kjo ndeshje e cila nis në orën 18:00, do të zhvillohet në praninë e vogël të tifozëve ukrainas, hiq më shumë së 1000 mijë, dhe ky numër i vogël shkon në favor të skuadrës sonë, pasi që Polonia nuk ka pranuar që të ketë më shumë shikues në mënyrë që të evitohet çdo ekses i mundshëm, sepse tifozët ukrainas njihen për eksese në terrenet sportive.
Komentet