Këtë të shtunën e gjithë bota e futbollit sytë do t’i ketë kah “San Siro” e Milanos, ku do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve.
Dy skuadrat nga kryeqyteti i Spanjës, Real Madridi dhe Atletico Madrid do të ballafaqohen në finalen e Champions League, transmeton kp.
Milionë njerëz nga i gjithë rruzulli tokësor, dhe një “San Siro” e stërmbushur, do të jenë nën ethet dhe emocionet e mëdha që pritet të prodhojë përballja e dy skuadrave të mëdha spanjolle, që për të dytën herë takohen në një finale elitare.
Mediat e huaja raportojnë se kryeqendra e veriut të Apenineve po përgatitet për Champions me një stil unik që prek jo vetëm tapetin e stadiumit, rrethinat e “San Siros”, por edhe qytetin.
Tashmë tifozë të shumtë madrilen kanë “pushtuar” qytetin e modës. Ndërkohë, tek të dy skuadrat madrilene ekziston një optimizëm i madh për fitore, dhe të gatshëm për këtë super përballje.
Finalja mes Real Madridit dhe Atletico Madridi nis në orën 20:45.
Komentet