Ç’m’i zu, të mjerit, sytë dashuria,
Me të vërtetën s’po ujdis vështrimi :
Ku paskan shkuar vallë mendt’ e mia
Që të vërtetën s’shquajnë nga mashtrimi ?
E bukur në i duket syrit tim,
Pse bota si të bukur s’e vështron ?
Të paktën ta pranonte shpirti im:
Nga dashuria syri po gabon.
Si mund ta shohin sytë të vërtetën,
Kur dashuria me lot i ka mbuluar ?
Shpesh herë nuk shikon as dielli vetë
Nga reja qielli për pa u pastruar.
Dinakja dashuri më ka verbuar,
Të metat sytë për të mos dalluar.
Komentet