Kur dyzet dimra ballin tënd do ta kenë kapluar
Dhe llogore të thella do ta brazdojnë arën e bukurisë tënde,
Petku krenar i rinisë, deri tani i admiruar,
Do të jetë bërë zhele, askujt për të nuk do t’i bjerë në mendje.
Atëherë, nëse do të pyesin se ku shkoi bukuria jote,
ku treti thesari i ditëve tua të ndritura të dikurshme,
t’iu përgjigjesh se ato tani në sytë e tu janë gdhendur fort
për ty turp përvëlues do të ishte lëvdatë e turpshme.
Sa lëvdata më shumë do të meritonte bukuria jote,
Nëse ti do t’ua ktheje: “Ky fëmija im bukurosh
Është fryt i bukurisë dhe vitet që kalojnë bën të mos i dallosh”,
duke dhënë provë se bukuria e tij buron prej teje.
Kjo i bën të ndihesh i ri edhe kur plakur të jesh,
të vëresh gjakun tënd të ngrohtë, kur ai në damarët e tu është i ftohtë.
Komentet