Një studim në Gjermani tregon se shumica mendojnë se marrëveshja e Bashkimit Evropian për shpëtimin e Greqisë është e keqe dhe shumë njerëz të tjerë thonë se do të ishte më mirë, që Greqia të dilte jashtë eurozonës pas kësaj krize financiare.
Studimi i publikuar nga YouGov tregon se 56 për qind e të pyeturve thonë se mendojnë se plani për marrëveshje me Greqinë ishte “i keq” apo “shumë i keq”.
Vetëm 29 për qind konsiderojnë se marrëveshja është “pozitive” ose “deri diku pozitive”.
Deputetët gjermanë e kanë miratuar paketën e re të shpëtimit të Greqisë, e cila ka vlerën prej 86 miliardë dollarësh deri në vitin 2018.
Sondazhi me 1,380 të pyetur gjermanë gjithashtu tregon se 48 për qind e gjermanëve do të pëlqenin ta shihnin Greqinë jashtë eurozonës, ndërkaq 33 për qind e tyre kanë thënë se duan që Athina të vazhdojë të përdorë euron.
Komentet