VOAL – BERNË – E kritikuar në mënyrë konstante nga SVP për politikën e saj ndaj refugjatëve, presidentja e Konfederatës Simonetta Sommaruga kalon në kundërsulm: “është një parti që bën fushatë elektorale me temën e azilit”, shkruan voal.ch.
“Me frikën kund të bëhet shumë zhurmë,” shton ajo.
“Mendoj se qytetarët e dinë se kush propozon zgjidhje të zbatueshme e kush jo,” pohon ministrja e Drejtësisë në një intervistë në Schweizerische Illustrierte, që sot ka dalë në qarkullim, cituar paraprakisht nga agjencia zvicerane e lajmeve sda-ats.
Sommaruga thotë se është e bindur që popullsia e mbështet politikën e saj. “Rishikimi i fundit i ligjit mbi azilin u miratua nga 78% e votuesve. Popullsia e kupton se Konfederata e kantonet po bashkëpunojnë mirë. Kemi përshpejtuar procedurat e azilit.”
Sipas eksponentit të PS-së drojat rreth vënies në rrezik të identitetit zviceran nga një emigracion masiv “janë të vjetra sa vetë njerëzimi”. “Nëse jam e informuar drejt zotëri Blocher i ka paraardhësit gjermanë dhe zotëri Bortoluzzi i ka italianë: të dyja këto gjëra nuk e kanë vënë kurrë në rrezik identitetin tonë,” ka sqaruar me pak fjalë zonja Sommaruga.
Përgjegjësja e Departamentit të Drejtësisë dhe Policisë pranon se muajt e fundit numri i kërkesave të azilit është shtuar ndjeshëm. Por, sipas saj, kjo ndodh në kuadrin e një dinamike që ka përfshirë gjithë Evropën. Kuota e kërkesave për strehim në Zvicër në krahasim me tërësone e saj që është paraqitur në kontinent në moment është më e ulëta në 15 vitet e fundit,” bën të ditur Sommaruga.
Komentet