VOAL- Simonetta Sommaruga kërkon një afrim me BE-në, të paktën për një “martesë me leverdi”. Evropa është “partneri i dukshëm” i Zvicrës, tha ajo përpara përfaqësuesve të Shoqatës Zvicerane të Shtypit në Festivalin e Filmit në Lokarno.
Lufta në Ukrainë, sipas këshilltares federael, ishte një “thirrje zgjimi” në aspektin e politikës energjetike, por edhe të politikës së jashtme. Siguria duhet të gjendet në Evropë dhe me Evropën, tha Sommaruga.
Për një hap drejt BE-së, vazhdoi Këshilltarja Federale, duhet guxim, vendosmëri dhe një shumicë e qëndrueshme politike, por edhe një angazhim nga Këshilli Federal, një shumicë e qartë partish dhe ekonomisë, si dhe një vlerësim real i opsioneve në dispozicion të Zvicrës për të gjetur një zgjidhje. rsi-eb
Komentet