VOAL

VOAL

SOMARUGA NË VJENË KËRKON NDIHMË PËR DIALOGUN POLITIK ME BASHKIMIN EVROPIAN Presidentja zvicerane – Duam të jemi pjesë e sistemit evropian të shpërndarjes së azilkërkuesve

May 6, 2015

Komentet

Callista Gingrich, ambasadorja e re e SHBA-së në Zvicër

Callista Gingrich konsiderohet një besnike e presidentit të zgjedhur – Ajo do të zëvendësojë Scott Miller, aktivist dhe filantrop për të drejtat LGBTQ.

VOAL- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zgjedhur ambasadorin e re në Zvicër. Ajo quhet Callista Gingrich dhe tashmë ka përfaqësuar SHBA-në në Vatikan gjatë mandatit të parë të Trumpit më 2017.

58-vjeçarja shpenzoi shumë gjatë fushatës së fundit për zgjedhjen e Trump. Callista Gingrich konsiderohet një besnike e presidentit të zgjedhur, ashtu si edhe bashkëshorti i saj Newt Gingrich, ish-kryetar republikan i Dhomës. Diplomati do të zëvendësojë Scott Miller, një aktivist dhe filantrop për të drejtat e LGBTQ, i cili u emërua në fund të vitit 2021.RSI

Në Gjenevë të Zvicrës u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji- Nga ARIF EJUPI

Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të papritur të gjendjes shëndetësore në Spitalin Universitar të Gjenevës, ka ndërruar jetë aktori ynë i njohur Adem Muji. Ademi ka lindur më 25 prill të vitit 1958 në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Sikurse shumë moshatarë të tij, ashtu edhe ai u ballafaqua me vështirësi të shumta ekonomike.
Mirëpo, dëshira e madhe për shkollim bëri që Ademi të mos bije preh e zakoneve dhe paragjykimeve të mbrapshta të asaj kohe të pakohë. Talentin e tij në fushën e aktrimit e shfaqi qysh si nxënës i shkollës 8-vjeçare “Zenel Hajdini“ të Bresalcit.
Ky fshat me artdashës të shumtë qysh në vitet e 80-ta, e kishte Shtëpinë e Kulturës, dhe Shoqërinë Kulturore dhe Artistike me emrin“ Afërdita”
Ademi aktrimin e vazhdon me të njëjtin elan edhe si nxënës i gjimnazit ‘’Zenel Hajdini ‘’ tani ‘’Xhavit Ahmeti ‘’të Gjilanit.
Ai, pas kryerjes së Shkollës së Mesme më 1977, regjistrohet në Shkollën e Lartë të Arteve të bukura në Prishtinë, të cilën e përfundon me sukses.
Muji së bashku me kolegët e tij, Ramadan Kurti, Shemsi Syla, Ejup,Uruqi dhe Bujar Haziri,etj, para një numri të madh shikuesish gjatë viteve 90-të, shfaqën dramën ”Logu i gjarpërinjve” . Në këtë dramë Ademi e pati luajtur rolin kryesor. Ai me lojën e tij të bukur i pati rrëmbyer zemrat e shikuesve.
Muji ka luajtur edhe në shumë drama të tjera të organizuara nga teatri i Gjilanit, i cili pas atij të Prishtinës, ka mbledhur artistët më të mirë të Kosovës, dhe e ka pasur statusin e teatrit profesionist.
Ademi tek artdashësit shqiptarë do të mbetet i paharruar me njërin nga rolet kryesore në serialin filmik me diku 26 episode ‘’Qyteti pa lumë‘’ të regjisorit Ilir Kabashi.
Rrugën e realizimit edhe të shumë projekteve të tjera atij, ia ndërpreu migrimi i detyruar. Ademi së bashku me familjen e tij, u vendos në verën e vitit 1994,në Gjenevë të Zvicrës.
Në tubimin e sotëm mortor të organizuar n딓Chapelle Johon Camoletti”nga të pesë fëmijët e Ademit mbi jetën dhe veprën e tij, në Kosovë e posaçërisht në mërgim foli zonja,Mirishahe Limani- Hiler, poete dhe mike e ngushtë e të ndjerit.
Ajo duke njohur natyrën e tubimeve të tilla ku dominon dhembja e pikëllimi nga jeta e aktorit, Adem Muji, ka shkëputur vetëm të dhënat më elementare. Zonja, Limani- Hiler ka thënë:‘’ Ademi jetën pa artin e kishte të pamundur’’ Ai edhe pas migrimit të detyruar për asnjë moment nuk hoqi dorë nga aktrimi.
Në vitet e para të migrimit Ademi ,sikurse shumë bashkëkombës të tij, punoi çdo punë që iu ofrua.
Mirëpo, atë pak kohë të lirë që e kishte në dispozicion e kalonte në shoqatën kulturore dhe artistike ‘’Ikballe Prishtina‘’të Gjenevës. Ai së bashku me shumë bashkatdhetarë të trojeve tona bënte përpjekje për ruajtjen e kulturës dhe traditave tona.
E, nga 14 maji i vitit 1996, komunitetin shqiptar me strehë dukshëm më të përshtatshme e bëri z. Ueli Leuenberger, mik i madh i çështjes shqiptare.
Ai në zemër të Gjenevës ,hapi Universitetin Popullor Shqiptar, në të cilin mërgata jonë u organizua për mrekulli , duke u shndërrua në promotore të vërtetë të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës sonë.
Ademi në këtë çerdhe ku tuboheshin të gjithë mërgimtarët shqiptarë gjatë viteve 90- të, me rastin e promovimit të ndonjë libri apo romani me zërin e tij, të ëmbël së bashku me zonjushën, Arta Kryeziu, lexonin vargje dhe fragmente nga autorë të ndryshëm.

Fytyra e tij serioze me atë buzëqeshjen e rrallë por, tërheqëse na shfaqet përherë, sidomos në Festat e 2 Korrikut, të cilat organizoheshin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nëndega në Gjenevë, në nderim të Kushtetutës së Kaçanikut, dhe vënies së themeleve të shtetësisë së Kosovës.
Ademi në cilësinë e moderatorit të programit festiv dhe solistja e njohur Fatime Jashanica –Mustafa, me këngëtarë e këngëtare nga mbarë Zvicra, krijonin atmosferë të jashtëzakonshme.
Njëra prej fushave afër stadiumit FC.Meyrin të Gjenevës, mbushej përplot me mërgimtarë dhe miq të tyre zviceranë. Këto momente mbresëlënëse që s’do të harrohen asnjëherë i pati xhiruar z. Lufti Kelmendi,pronar i portalit ‘’Kosova info ‘’në Gjenevë të Zvicrës.
Ademi pas përvetësimit të gjuhës frënge u kualifikua në “ Haute ecole de travail social de Geneve”
Pastaj, ai krijoji marrëdhënie pune në cilësinë e asistentit social, në një nga qendrat e Azilit të kantonit të Gjenevës. Këtë detyrë e kreu me mjaft sukses, por i lënduar shpirtërisht sepse çdo ditë takonte grupe të shumta shqiptarësh që i braktisnin shtëpitë e tyre nga dhuna dhe terrori serbë e maqedonas.
Ademi pas çlirimit të Kosovës kishte planifikuar kthimin definitiv në Atdhe, ku me kolegë dhe miq mendonte realizimin e shumë projekteve filmike të lëna përgjysmë.
Kjo dëshirë e tij, nuk u realizua ngase nuk mundi t’i linte vetëm fëmijët që ishin në vlugun e
studimeve, e po ashtu edhe shëndetin nuk e kishte aq të mirë.
Fëmijët e Ademit si fëmijë të mbarë dhe të edukuar mirë, kanë kryer studime të larta në Universitetin shtetëror të Gjenevës . Afërdita është mjeke e specializuar e sëmundjeve të brendshme dhe punon në Kantonin Vaud të Zvicrës. Kurse, Iliri ka bërë Master në të Drejtën Penale dhe punon në Cyrih. Edhe tre fëmijët e tjerë më të vegjël të Ademit, janë mjaft të suksesshëm në studime.
Në fjalën e saj përmbyllëse zonja Limani-Hiler, duke e ditur përkushtimin e aktorit Muji ,ndaj trojeve tona, lexoi poezinë ‘’Atdheu ‘’të At ‘Gjergj-Fishtës, të cilin Ademi e kishte idol.
Kujtime nga jeta me babin e tyre Ademin, me shpirtin e lënduar nga dhembja kanë rrëfyer edhe dy fëmijët e tij të mëdhenj Iliri dhe Afërdita. Këto kujtime kanë qenë të shoqëruara edhe me pamje të shumta në ekran, nga mosha rinore e aktorit Muji, dhe ndejat dhe udhëtimet me fëmijët e tij.
Në këtë ndarje të hershme dhe të papritur s’kanë munguar as fjalët mjaft emocionuese të Nolit,Andit dhe Adeas, kushtuar gjyshit të tyre Adem Muji.
Me të përfunduar ceremonia e varrimit të aktorit Adem Muji, fëmijët e tij, për të gjithë pjesëmarrësit në “Cafe Brasserie de St.Georges” kanë ofruar meze dhe pije.
Ky njeri i mirë dhe i urtë që çdo bisedë e niste me Kosovën dhe hallet e saj, e pastë shpërblim nga Zoti parajsën!

ARIF EJUPI

Qarkullimi  ndaloi në Gotthard për të pastruar borën

Për shkak të borës së madhe, policia kantonale ndërpreu përkohësisht trafikun midis Amstegut dhe tunelit rrugor para mesditës; shqetësime edhe mes Faidos dhe Airolo-s

 

VOAL- Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, policia kantonale ndaloi trafikun midis Amsteg dhe tunelit rrugor Gotthard pak para mesditës, në mënyrë që të lejojë ndërhyrjen e mjeteve për pastrimin e borës.

Këtë e deklaroi një zëdhënës i policisë kantonale kur u pyet nga agjencia e lajmeve Keystone-ATS, duke konfirmuar atë që u raportua nga Swiss Touring Club në X. Prandaj, bllokimi i trafikut është vetëm i përkohshëm, shpjegoi zëdhënësi. Ndërkohë, këshillohet të jeni të kujdesshëm për shkak të borës në të dy drejtimet për shkak të pranisë së borës në rrugën A2 ndërmjet tunelit S. Gottard dhe Faido.

Më pas trafiku ka rifilluar, por është i mbingarkuar dhe priten vonesa të gjata.

Shërbimet meteorologjike kishin paralajmëruar ardhjen e një fronti të ftohtë sot në Zvicër, me reshje bore të mundshme edhe në fusha dhe lugina. Deri në prag të Krishtlindjeve, meteorologët parashikojnë deri në 125 centimetra borë në zonat qendrore të Alpeve brenda 75 orëve. RSI

“Europe Says Yes”, 2024 (Tributary – Greetings to Switzerland)- Nga Senad Guraziu

…kur Europa e pa dizajnin e skenës së Eurovision (të Bazelit 2025), sakaq u dorëzua, tha “po” – anise festivali duhet pritur dhe 4-5 muaj, me rastin e shpalosjes së dizajnit të tyre, ne ia kushtuam 1 këngë Bazelit, dizajnit të tyre impresiv, e vumë skenën e tyre në punë, me drita e me gjithçka, gjoja sikur dhe këngët kur marrin pjesë gjatë festivalit të vërtetë : )
…përshëndetje Zvicrës, përshëndetje Eurovizionit, përshëndetje Bazelit 2025 – siç mund ta keni vënë re, Eurovision rimohet mjaft mirë = me Sky Division, pothuaj sikur s’bëjnë njëra pa tjetrën… kështu që “Evrope says Yes” (Europa thotë “po”), dhe po ashtu pse duhet mbajtur Eurovision nese mungojnë stilet e ndryshme muzikore të Evropes, si psh. stili Eurodance, si mund ta kesh një festival muzikor në zemër të Europes pa Eurobeats, pa stilin Eurotrance, pa stilin Eurodisco, pa stilin Eurohouse, pa stilin Eurodance, aq e çuditshme, ka aq shumë stile muzikore që fillojnë me “Euro…” andaj pse duhet t’ketë Eurovision pa Euro… ok dhe bën të ketë, s’shembet bota : )
…dhe dihet që Zvicra ishte nikoqire e konkursit nismëtar të Eurovizionit në v. 1956 (Zvicra dhe pati fituar atëbotë, sepse aq e lehtë, e organizon festivalin për herë të parë, derisa askush ende s’e di mirëfilli ç’është, e fiton vetë, s’ka si më bukur), por më pastaj është mjaft e “çuditshme”, vendi do e gëzonte fitoren e 2-të vetëm në v. 1988, imagjino… 32 vjet pas fitores së parë, dhe të 3-ten fitore e gëzuan vetëm vitin e kaluar, desha të them këtë vit… 2024, por thuajse ka mbaruar viti, pra kanë pritur dhe më shumë se herën e parë, plot 36 vjet – mendoj se ky interval pritjeje secilën herë “30 vjet e më gjatë” nga zviceranët, sidomos herën e dytë, ishte për shkak të mungesës së “Eurodance” (siç dihet Zvicra gjithmonë mbahet disi “neutrale”, Zvicra i pëlqen rreptësisht gjërat e veta, jo dhe aq të “huajat”, ndoshta dhe u pëlqen Eurodance, s’jam i sigurt, por me sa duket zviceranët s’i pëlqejnë dhe aq “Euro-gjërat”, ata madje s’janë as në zonën e BE-së : )
– – – EN – – –
Funny compilation – Greetings to Switzerland, to Eurovision SC Basel 2025 – as you may have noticed, Eurovision rimes very well = with Sky Division, almost you can’t have one without the other… so “Europe says Yes”, and also why have Eurovision at all if you’re not going to have Eurodance style songs, how can you have a contest in Europe without Eurobeats, without Eurotrance, without Eurodisco, without Eurohouse, without Eurodance, it’s strange, there are so many music styles with “Euro”, so why Eurovision without Euro… naaah just kidding : )
…it’s true that Switzerland hosted the inaugural Eurovision contest in 1956 (it also won, you host it for the 1st time, nobody knows what it is exactly, and you win it, that’s nice), but thereafter it’s “strange”, the country claimed its 2nd victory only in 1988, imagine… 32 years after the 1st, and they got their 3rd victory only the last year, I mean this year… but it’s almost over, in 2024, thus they waited even longer, 36 years – I think this “30 years and longer” interval of waiting, especially the 2nd time, was due to the lack of “Eurodance”  (you know Switzerland is always kinda “neutral”, they like strictly their own things, perhaps they do like Eurodance, I’m not sure, but it seems they don’t like “Euro-things” that much, they even aren’t in the EU-zone : )
“Europe Says Yes” (Lyrics)
It’s a dream, it’s real, it’s Sky Division,
We dance in the light, in pure harmony.
On this eternal rhythm, dear Helvetia,
Cause in our souls shines Eurovision.
On the rhythm of the night, it’s Sky Division,
Under the moonlight, everything is magic.
The heart beats, we are connected,
The universe vibrates, like Eurovison.
It’s time to remember Eurovision,
The amazing Bazel, and Switzerland.
Lights that shine, colors that explode,
At this moment, dance is Sky Division.
I feel the heartbeat, it’s Sky Division,
On the dance floor of life, time is lost.
We dance to the stars, without regrets,
Through european veins flows Eurovision.

Zvicër- Avioni i ri qeveritar është ulur në Payerne

Pas dorëzimit në Kanada dhe kontrolleve përkatëse, avioni i ri qeveritar ka mbërritur në Zvicër dhe do të jetë operacional nga pranvera e ardhshme

Çmimi i avionit – 103 milionë franga – shkaktoi shumë diskutime

VOAL- Të enjten avioni i ri shtetëror – pra qeveritar – Bombardier Global 7500, u ul në Zvicër. Ky avion i teknologjisë së fundit, i cili do të zëvendësojë Cessna Citation Excel 560XL, do të përdoret nga Shërbimi Federal i Transportit Ajror (STAC) duke filluar nga pranvera e vitit 2025. STAC menaxhon avionin e përdorur për Qeverinë Federale, departamentet, zyrat federale dhe ushtarake.

Avioni u dorëzua më 17 dhjetor në Montreal, Kanada, pas një kontrolli nga specialistët e armaswiss dhe Forca Ajrore. Pas një fluturimi prej rreth shtatë orësh, ai u ul në aeroportin ushtarak Payerne. Trajnimi i stafit do të fillojë në janar 2025 dhe avioni do të jetë operacional nga pranvera e 2025.

Në dy vitet e para do të vendoset në Payerne, më pas do të transferohet pranë Bernës për fluturime të gjata. Instalimi i sistemit të vetëmbrojtjes – i cili zvogëlon rrezikun në rast të kërcënimeve nga sistemet portative të mbrojtjes ajrore – pritet midis verës dhe vjeshtës 2025. RSI

Arrihet marrëveshja e shumëpritur BE-Zvicër

Ursula von der Leyen dhe Viola Amherd sot në Bernë

Presidentja e Konfederatës Viola Amherd njofton përfundimin e negociatave së bashku me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen – Amherd: “Objektivat të arritura” –

VOAL – “Një marrëveshje fitimprurëse”, Zvicra dhe Bashkimi Evropian. Presidentja e Konfederatës Viola Amherd njoftoi përfundimin e negociatave mes Bernës dhe Brukselit – të ashtuquajturat Bilateral III – para mediave në Bernë së bashku me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, e cila nga ana e saj përshkroi marrëveshje si “historike”.

U deshën 197 takime për të përfunduar negociatat me BE-në. “Objektivat janë arritur në të gjithë sektorët”, deklaroi Këshilli Federal të premten gjatë konferencës për shtyp ku morën pjesë Beat Jans, Ignazio Cassis dhe Guy Parmelin, e cila pason njoftimin e bërë nga Presidentja e Konfederatës Viola Amherd së bashku me Presidentin e Komisioni i BE-së Ursula von der Leyen.

Nënshkrimi zyrtar pritet në pranverë, ndërsa Parlamenti do të shqyrtojë dosjen në vitin 2026.

Marrëveshja e arritur të premten mes Zvicrës dhe Bashkimit Evropian tregon marrëdhëniet e ngushta mes palëve dhe përfaqëson “fytyrën njerëzore” të saj. Këtë e tha në Bruksel gjatë një konference për shtyp, komisioneri evropian Maros Sefcovic, i cili mbikëqyri negociatat për BE-në.

Komisioneri Evropian sllovak shprehu besimin e tij se ishte negociuar një marrëveshje e balancuar, duke nënvizuar se si shqetësimet zvicerane ishin marrë në konsideratë, veçanërisht në lidhje me klauzolën mbrojtëse për lëvizjen e lirë të personave. Përfundimi pozitiv i negociatave shënon fillimin e një kapitulli të ri. RSI

Kantoni i Zyrihut ndalon blerjen e qenve Rottweiler

Vendimi i marrë pas një sërë sulmesh nga këta qen; Rregullorja hyn në fuqi në janar 2025

VOAL Kantoni i Zyrihut ka vendosur që duke filluar nga janari i vitit 2025 do të ndalohet blerja e rotuajlerëve. Këtë e bëri të ditur Qeveria të enjten, duke shpjeguar se kushdo që zotëron tashmë një qen të kësaj race (apo edhe raca të përziera me më shumë se 10% “gjak Rottweiler”) do të duhet të aplikojë për licencë për ta mbajtur atë. Aktualisht në regjistrin kantonal raportohen 350 ekzemplarë të këtij lloji.

Kjo është një masë parandaluese, sqaruan autoritetet, për të mbrojtur popullatën pas disa episodeve tragjike. Në fund të tetorit, një Rottweiler një vjeçar u arratis nga një apartament në Adlikon dhe kafshoi dy fëmijë, dy gra dhe një police, duke i plagosur. ATS/RSI

Javët e skive shtrenjtohen pakëz në Zvicër, por jo për familjet

“Rezervimi në kohë është vendimtar,” thotë Samuel Meyer, CEO i Banca Cler

VOAL- Skijimi në Zvicër bëhet pak më i shtrenjtë, megjithëse jo për të gjithë: një javë skijimi në fillim të marsit 2025 do të kushtojë mesatarisht 6% më shumë se një vit më parë. Megjithatë, pas rritjeve të forta të viteve të fundit, ka pasur një rënie prej 4% për familjet, ndërsa çiftet dhe studentët do të duhet të paguajnë përkatësisht 13% dhe 5% më shumë, veçanërisht për shkak të rritjes së kostove të akomodimit.

Të dhënat dalin nga një analizë e kryer në nëntor gjithashtu nga Banca Cler dhe instituti i kërkimeve ekonomike BAK Economics. “Rezervimi në kohë është vendimtar,” thotë Samuel Meyer, CEO i Banca Cler, cituar në një deklaratë për shtyp.

Studimi mori parasysh katërmbëdhjetë zona skijimi, duke përfshirë Airolo në Tiçino. Të tjerët janë: St. Moritz, Davos-Klosters, Flims-Laax-Falera, Arosa-Lenzerheide, Andermatt-Sedrun, Engelberg-Titlis, Gstaad, Jungfrau, Adelboden-Lenk, Zermatt, Aletsch-Arena, Verbier, Saas-Fee. U krahasuan kostot duke përfshirë lejet e skive për tetë ditë, shtatë netë në një apartament pushimi. ATS/RSI

‘Organizatë terroriste paraushtarake’- Parlamenti zviceran miraton ndalimin e Hezbollahut të Libanit

Parlamenti i Zvicrës miratoi një propozim për të ndaluar grupin e milicisë libaneze Hezbollah, duke e përshkruar atë si një organizatë terroriste paraushtarake.
Vendimi vjen një javë pasi nënshkroi një ligj, që ndalonte grupin palestinez Hamas nga çdo aktivitet në Zvicër.

Si Hezbollahu ashtu edhe Hamasi janë cilësuar si organizata terroriste nga SHBA dhe shumë vende të tjera. Zvicra, tradicionalisht neutrale, më parë nuk ishte rreshtuar me atë qëndrim, por ndryshoi pasi Hamasi nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit në tetor të vitit të kaluar.

Megjithatë, pas ndalimit të Hamasit, qeveria zvicerane tha se kjo “nuk ishte një ndryshim paradigme në praktikën përgjithësisht të kujdesshme, të ndalimit të organizatave”. Ajo nuk e ndaloi Hezbollahun në të njëjtën kohë dhe tha se do të vendoste “vetëm rast pas rasti për arsye jashtëzakonisht serioze”.

Në hapin tjetër, Këshilli Federal do të duhet të hartojë legjislacionin për të zbatuar vendimin e fundit të parlamentit./ Bloomberg.

Qindra fëmijë e pritën Noè Pontin si një hero në aeroportin e Zyrihut

VOAL- Një lajm publikuar të premten në rrjetet sociale nga qyteti i Usterit ka mjaftuar për të tërhequr fansat e Noè Ponti në aeroportin e Zyrihut-Kloten. Kampioni i trefishtë i botës, i kthyer nga Budapesti, u mirëprit mes duartrokitjeve të një publiku shumë të ri: “Nuk e dija sa njerëz mund të kishte, ka kaq shumë fëmijë të pranishëm – deklaroi tiçinasi, i cili tashmë ishte pritur ngrohtësisht edhe në të kaluarën – Më dukej se po pritesha pas marrjes së medaljeve në Tokio. Veçse këta njerëz janë të gjithë tifozët e mi”.

 

Kush e di, nëse Noè Ponti i radhës fshihet mes atyre që e festuan, marrë si referencë nga talentet e reja të notit zviceran: “Shpresoj t’i frymëzoj këta fëmijë dhe se kjo që ndodhi i bën mirë lëvizjes zvicerane të notit”. Të njëjtën shpresë ka edhe trajneri Massimo Meloni: “Shpresoj që noti të fillojë të ngrihet në krahasim me standardin e tij, në nivel rinor ka shumë fëmijë që e praktikojnë atë”.

 

Të gjitha projektet fituese fillojnë nga larg. Tripleja e Noè Pontit, ndoshta, do të kishte një rezultat tjetër nëse presidenti i atëhershëm i akuatikëve zviceran Philippe Walter nuk do ta kishte regjistruar Massimo Melonin në Federatë: “Ne u takuam më 1999 dhe u bëmë miq. Më pas, disa vite më vonë, u desh një trajner për të drejtuar qendrën sportive Tenero. Për mua zgjedhja ishte tashmë e qartë, e dija që me të në krye do të ishte një sukses”, zbuloi vetë Walter përkrah të njëjtit trajner roman. RSI

Një skenë e mahnitshme “zvicerane” për Festivalin e Këngës në Eurovizion

Një skenë “plot identitet zviceran”, shpjegoi skenografi Florian Wieder në funksion të Eurovision Song Contest 2025

Ngjarja muzikore që do të ndalet në Bazel në 2025 ka zbuluar detajet e para në funksion të eventit majin e ardhshëm

VOAL – Përgatitjet për Eurovision Song Contest 2025 janë duke u zhvilluar në Bazel Dhe sot organizata zbuloi detajet e para se cili do të jetë edicioni i 69-të i eventit muzikor, i planifikuar për 12 deri në 17 maj të ardhshëm në Shën Jakobshalle.

Një event që do të ketë një skenë “plot identitet zviceran”, siç shpjegoi në një takim me shtypin skenografi Florian Wieder. Ndër elementët kryesorë janë malet dhe një kornizë e madhe e cila me katër anët e saj përfaqëson katër gjuhët kombëtare. Dhe gjithçka do të jetë e përshtatshme për nevojat e secilit artist individual që do të performojë. “Skenografia është e aftë të bëjë shumë, është si thika jonë e ushtrisë zvicerane,” tha sërish Wieder.

Malet janë protagonistë për skenografinë

Biletat për nëntë shfaqjet (përfshirë tre transmetimet drejtpërdrejt) do të dalin zyrtarisht në shitje nga 29 janari. Por tashmë është e mundur që të regjistroheni paraprakisht në platformën Ticketcorner menjëherë. Një operacion që synon të garantojë akses më të mirë në para-shitjet. RSI

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, u bë promovimi i dy veprave të rëndësishme letrare- Nga ARIF EJUPI

Mbrëmë në sallën qendrore të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, u bë promovimi i librit në vargje “ Të fluturosh atje ku nuk ishe” i autores Miradije Kurtishi – Maliqi dhe i romanit “ Hanna” i krijueses së re Fatmire Zeneli Sopa.
Fillimisht mbi 50- të, vetave dashamirës të zjarrtë të fjalës së shkruar artistike u është drejtuar zonja Shukrije Ramadani, zëvendësamasadore e Republikës së Kosovës në Bernë .
Zonja , Ramadani duke i dëshiruar secilit mirëseardhje pahumbur kohë ka prezantuar të gjithë krijuesit që ishin të paraparë për leximin e vargjeve të tyre, apo vlerësimin kritik të veprave në fjalë.
Pastaj, fjala i është dhënë zonjës , Monika Zguro, aktualisht ushtruese e detyrës së Ambasadorit fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bernë të Zvicrës.
Zonja, Zguro të gjitha ngjarjet që janë në funksion të gjuhës dhe kulturës sonë i çmon lartë. Ndër të tjera ajo uron që kjo traditë e promovimit të letërsisë dhe kulturës sonë të vazhdohet edhe në të ardhmen, jo vetëm në Zvicër, por në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët .
Ndërkaq ,zonja Shqipe Bytyqi veprimtare e dalluar dhe autore e disa librave me poezi nëpërmjet dhembjes dhe emocioneve të pa përshkruara ka folur mbi jetën dhe krijimtarinë letrare të autores së njohur Miradije Kurtishi- Maliqi,e cila vdiq më 24 maj të vitit 2023.
Meqenëse, zonja Maliqi ka lënë pas vetes 14 – të, libra në poezi dhe prozë, si dhe disa dokumentar, ku ajo ka qenë bashkautore dhe skenariste e tyre, ishte e pamundur që në këtë mbrëmje me kohë të kufizuar t’u bëhet analizë veç e veç.
Maliqi deri në çastet kur u nda nga jeta nuk pushoi s’ shkruari . Ajo prozën dhe poezinë i kishte ushqimin më të preferuar të shpirtit të saj.
Duke e njohur përkushtimin e pashoq të Miradijes, në avancimin e letërsisë shqipe, krahas letërsive tjera evropiane , kolegët e saj po ashtu krijues të suksesshëm në Zvicër, përkatësisht në Kosovë, zonja, Shqipe Bytyçi dhe Dan Ibrahimi ,kanë përzgjedhur disa prej poezive të saj, të lëna në dorëshkrim, të cilat janë përmbledhur në librin me titull “Të fluturosh atje ku nuk ishe”
Libri dritën e botimit e pa falë ndihmës materiale të bashkëshortit të Miradijes, Rexhepit dhe dy çunave të saj të mrekullueshëm Fisnikut dhe Rilindit.
Me punime kushtuar zonjës, Miradije Maliqi ,sonte janë paraqitur: Shukrije Ramadani, Shqipe Bytyçi, Musa Jupolli, Mentor Thaqi, Isuf Sherifi, Hyrije Jusufi etj.
Këta autorë gjatë leximit të tyre i kanë shoqëruar tingujt e butë dhe tërheqës të kitarës, ekzekutuar me mjeshtri të rrallë nga Jela Berisha, nxënëse e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe, në Ostermundigen të Bernës.
Kurse një vështrim të gjerë kritik dhe me përmbajtje të pasur mbi biografinë dhe veprat e zonjës Miradije Maliqi, e ka bërë poeti dhe studiuesi i njohur i letërsisë sonë z. Shefqet Dibrani

Ai duke qenë edhe autor i parathënies së librit të fundit të zonjës Maliqi “Të fluturosh atje ku nuk ishe” jep këtë vlerësim kritik: Trajtimi i poezisë së Miradije Maliqit, veçmas ky vëllim “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, tash kur poetesha nuk është më në mesin tonë, për mua ishte sfidë jo aq lehtë e kalueshme. Vetë fakti që ne jemi mbledhur këtu dhe ajo mungon e shpjegon atë ndjenjën që kam përjetuar edhe unë gjatë leximit të poezive, megjithatë vlerësimi real i krijimtarisë së një poeteshe, ndodhë pikërisht me mungesën e saj, kurse “Etjen e mungesës e ndez me (mos)praninë…“ e saj), dhe “i godet malet kur i thonë ke ikur”, (faqe 15), po ashtu dhe në vargun vijues, “që mos të lëngonte më mungesa”, vetëkuptohet mungesa e poeteshës, (faqe 18), sepse “mungesa e ndëshkimit si strehë shiu m’i gërryen ditët”, (faqe 81), është shprehur vet autorja nëpër poezitë e saj.

NJERËZORJA:
Si shumë të tjerë, edhe unë kam pasur rastin ta njohë dhe ta takoj disa herë Miradije Maliqin nëpër takime dhe ngjarje letrare. Bile për shkak të mbiemrit “Dibra”, gjithnjë e kam thirrur “kushërirë dhe shumë pak në emrin e saj”. Si natyrë njerëzore Miradija ka qenë model i gruas me kulturë, në sjellje e thjeshtë dhe modeste, dhe nuk besoj se dikush ndonjëherë ta ketë dëgjuar timbrin e zërit të saj të revoltuar. Gjithçka dhe gjithnjë ajo ka ndrydhur në shpirtin e vet. Paqësore e dashur dhe humane, prandaj edhe Zoti i dëshiron njerëzit e mirë t’i ketë afër vetës, dhe gjithnjë më duket se njerëzit me një natyrë dhe mision human dhe të dashurisë siç e njohim Miradijen, janë ma jetëshkurtër.
POEZIA:
Botimi i poezive të mbetura, është sukses, dhe pa dyshim këto poezi të përfshira në librin “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, e pozicionon poeteshën si krijuese e vargut të mirëfilltë, e cila kurrë nuk iu shkëput vlerës artistike, por gjithnjë ajo jetojë me vlerën estetike në vargun e përsosur lirik. Ky nivel kaq artistik shfaqet qysh në poezinë kredo “GRISHJE”. Dhe, jo vetëm kjo poezi por i tërë libri është një grishje, një ëmbëlsim kulturor që mbahet gjatë në mendje. Është “vargu (i saj) im i përvuajtur/ Mëngjeseve të uritura”, (faqe 11), që na fton për ta shoqëruar leximin e poezisë gjerë në vargun e fundit.
Vëllimi poetik “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, si tërësi shpalos botën e brendshme shpirtërore të njeriut tonë, e cila suksesshëm ka arritur të njëjtësohet brenda vargut, shpeshherë i dhimbshëm po më shumë përjetues, që si tërësi tematike vëllimi poetik shkrihet brenda metaforave, jo vetëm të dhimbjes por edhe të mendimit të thellë filozofik, dhe shpeshherë me mesazhe mjaftë meditative, duke e karakterizuar botëkuptimin e brendshëm poetik të vet Miradije Maliqit e cila shprehet se, “Notoj fort mbi tradhtitë e jetës/ Që më gjunjëzojnë shpesh”, (faqe 12).
NË MES DHIMBJES DHE REALITETIT:
Brenda vëllimit me poezi, secili prej jush do të gjejë poeteshën dhe krijuesen elegante duke u përplasur në mes dhimbjes personale dhe hapësirës së saj, dhe gjenë forcë për ta kundruar poezinë në raport me kohën dhe rrethanat. Kjo ndjesi shprehet sidomos në ciklin e poezive që ia kushton të bijës, ku do të shihet një lidhje shpirtërore, “mëmë e bijë”, andaj edhe Miradija u ngjit lartë pas saj. Citoj: “Të duam edhe atëherë kur mendon/ Se të gjithë i ke kundër/ Të përkrahim edhe atëherë/ Kur të plagos ndonjë dashuri e gabuar”, ose vargjet: “Mos kurse ditët përqafoje jetën fort/ Rrëmbeje para se të të rrëmbejë ajo ty/… / E shtrenjta bijë as qielli nuk është i pa mundur/ As yjet nuk janë të pamundur/ A na ke ne që t’i ndërtojmë shkallët gjer në qiell”, (poezia “URATË PËR BIJËN”, faqe 13-14). Prandaj shpeshherë ndeshim mesazhe të përjetimit dhe dhimbjes personale, por më shumë mesazhe moralizuese për dukuri a
sjellje devijante të cilat dhe mbase në secilin varg kthehen në mision human me porosi pozitive, pasi s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur jeta e Miradijes është karakterizuar e tillë, humane dhe paqësore, ta zëmë siç është poezia “KUR MUNGON TI”, “Kur mungon ti/ Unë bëhem presje e vargjeve patetike/ Ëndërroj kalendarët të kthyer mbrapsht/ Ndaloj akrepat e korrikut/ Ashtu lehtas të mbështjell në heshtje”, (faqe 22). Po me këtë ndjenjë dhe përkushtim sipëror është shkruar edhe poezia kushtuar babit:
“E vari shpirtin në buzëqeshjen time
Kur u shfaqa pas një ëndrre
Ç ‘është ky i marrë – thoshin
Që çmendet pas një cuce
Çdo ditë më quajti me një emër të ri
Me ëndrra të bardha mëkate të vogla
Shoqet e mia me kukulla luanin
Unë ngjitesha nëpër degë
Më e fortë se një djalë
Më e ndjeshme se një këngë“
Poezia “BABAI IM“, faqe 19.
METAFORAT ME POROSI UNIVERSALE:
Janë këto arsye pse nuk ngurrojmë të themi se nga një botë individuale, vargu i saj sa vjen e shndërrohet në mendim universal, i kapshëm për realitetin shoqëror, për situatën a rastin “Sepse duke të kërkuar ty e gjeta veten”, (faqe 24), pasi “lotët nuk janë dhimbje por vetëm kripë”, dhe po në këtë poezi ajo e sheh se “shpirti është mallkim?!”, (faqe 27), kurse në pjesën tjetër ka një mendim tepër ekzakt: “…duke pritur shumë të mira/ Shikojmë vetëm të keqen”, (faqe 28). Për t’i veçuar janë edhe mendimet se: “Të gjithë e adhurojnë dashurinë – Por pak kush e dhuron nga zemra”; “Të gjithë e duan lumturinë – Pak kush i gëzohet lumturisë së tjetrit”, dhe “Të gjithë duan gjithçka – Por pak kanë nevojë vetëm për veten e tyre”, (faqe 27).
Thuaja kryesisht, poetesha vargun e saj e nis nga brendësia e vetë, andaj e “lut stilolapsin/ që t’ia kthen shpirtin në lumenj/ për të zbuluar në bardhësinë e letrës/ gjithçka që harroi/ dhe fshehu në zemër”, (e përpunuar, faqe 32). Shpeshherë kjo poezi, më shumë duket se është një shpalosje e brendshme individuale, përveç dhimbjes së njohur, motivet tjera kryesisht janë pa ndonjë synim dhe personifikim me individin, me konkreten dhe me individualen, shih poezinë: “GRATË QË DASHUROJNË DERI NË DHIMBJE”, (faqe 40), që do të thotë të gjitha mesazhet e kësaj poezie i takojnë një rrethi më të gjerë, përkatësisht i dedikohen shoqërisë dhe proceseve nëpër të cilat kalon kjo shoqëri, dhe se “Vitet ikin si sapun i harxhuar” edhe “Pronarja është plakur me po atë inatin e saj”, (faqe 35), prandaj siç duket edhe nga ky vëllim poetik ajo i paska “vjedhur rezervat e fundit të mirësisë së saj”, (faqe 38), dhe pastaj paska ikur?!
“Ca vjeshta ishin pranverat më të ngrohta
Që i humbëm rrugës
Gjersa pavetëdijshëm thurnim ëndrra
Për dimrin e huaj”
Poezia “CA VJESHTA”, faqe 23.
TË FLUTUROSH MBI METAFORA:
“Secila frikë është e veshur/ Ndryshe kur ngrin nga acari”, (faqe 50), d.m.th. pjesa dërmuese e këtyre poezive shpalosin dromca mendimesh të çastit e të dhimbjes, të pozivitetit e të dashurisë për jetën: “Çfarë të të them/ Nëse derdhë fjalët para teje/ Do të jesh në gjendje që t’i mbledhësh/ Çfarë shikimi të të përcjell”, (poezia “ÇFARË TË TË THEM”, faqe 60), ose poezitë “FJALË TË GURTA”, (faqe 66), dhe poezia “BËHU RREZE E AGIMIT TIM”, (faqe 71), kanë shpalosur afinitetin të cilin e kishte poetesha për t’i dhënë kuptim më përgjithësues dhimbjes personale, të cilën vetëm ajo arriti ta shndërroj në dhimbje universale, me mesazhin e qartë, andaj të mos humbasim duke kërkuar dhimbjen “NËPËR SIRTARËT E JETËS”, (faqe 72), andaj në përgjithësi poezia e saj ka marrë trajta të tilla duke shpalosur atë refrenin e ndjesisë individuale, të përjetimit a të çastit kur është mbërthyer nga dhimbja, që me automatizëm i ka përkthyer në frymëzim, si burim i brendshëm dhe i pashtershëm, frymëzues dhe tejet mbresëlënës, siç shihet edhe në vargjet e poezisë “ME DORËN E FATIT TIM”: “Kush ngrohtësi kërkon e gjen në krahët e mi/ Me dorën e fatit tim udhëhiqem/ Pse të mos jap atë që më është dhënë/ Nuk kursej atë që më është dhënë/ Lakuriq para jetës jam/ Vetëm atë copë qiell kam/ Me të i ngjyrosi ditët e mia”, (faqe 74).
Së këndejmi edhe vëllimi “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, është i tillë dhe në vazhdën e krijimtarisë së gjertanishme të poeteshës Miradije Maliqi. Po aq natyrshëm dëshmohet stili i saj dallues, karakteristik dhe mbase i veçantë, me finesa estetike në varg, duke treguar gjithnjë ndjeshmëri të hollë, si për njeriun, ashtu edhe për vargun poetik, dhe me një mjeshtëri elokuente do të lë edhe amanetin trishtues: “Pa dëshirë heq dorë/ Siç hoqa dorë edhe prej jush/ Më mungon vetëm pak guxim pak marrëzi/ Të të them se jam këtu e do të jem gjithnjë/ Të të rrëfej se si i thura ngjyrat e blerta për ty/ Të ta dhuroja botën time/ Doja të t’i rrëfej ato gjëra që i heshta”, (poezia “DIKU MES ËNDRRËS DHE ZGJËNDRRËS”, faqe 75-76).
“ATJE DO TË SHKOJ”:
Natyrisht nuk prirem të prek hapësirën e lexuesit, për të nxjerrë secili imazhet e mendimeve personale, por jam i detyruar t’i theksoj disa nga vargjet e saj, për të plotësuar më mirë mendimin tim të theksuara më lartë, veçmas janë vargjet për vendlindjen e saj: “Atje do të shkoj që t’i mbledh/ Të gjitha thërrimet që më lënduan ashtu sikur ty/ Që të jem sërish vetja dhe e jotja qyteti im/ Atje ku gurët janë më mëndafsh se mëndafshi/ Atje ku mban aromë Vardari/ Dhe mali i thatë njëkohësisht/ Atje ku janë yjet më të afërt/ Në netët verore të kristalta si sytë e fëmijës/ Atje ku mbeta gjithnjë e bija e dikujt/ Atje ku njerëzit janë të ngurtë si guri/ Dhe të butë si pambuku/ Atje ku japin dorën nga zemra”, (poezia “QËLLIMI”, faqe 44-45), si dhe vargjet në vijim të cilat e përmbyllin këtë vëllim poetik:
“Rriten larg të vërtetës së shtrembëruar
Nëpër plasaritjet e kohës mospërfillëse
Dhe vijnë të madhërishëm
Me gjurmët e hapave të vegjël”
Poezia “ME GJURMËT E HAPAVE TË VEGJËL”, faqe 85.
MESAZH PËRMBYLLËS:
Le të lutemi për shpirtin e çiltër të poeteshës, po ashtu të lutemi që ky libër dhe krijimtaria e saj të jetë prezenca e përhershme e Miradijes në letrat shqipe, e jo siç ka thënë ajo, “Vetëm një thërrime është ky emri im”, pasi “Pran kaq poemave të pasura/ që ndërtoi mureve të shpirtit”, (faqe 63), jetëgjatësia e poeteshës, jam i sigurt se do të shkojë përtej jetës fizik të saj.
Drejtuesit e shoqatës “ Lidhja e Krijuesve Shqiptar në Mërgim” z. Musa Jupolli dhe z. Mentor Thaqi, për të gjithë poetët e pranishëm kanë ndarë Mirënjohje. Me mirënjohjen “Penda e Artë” është nderuar z. Shefqet Dibrani. E, njëjta shoqatë më herët zonjën Maliqi e pati shpërblyer me mirënjohjen “ Kongresi i Manastirit”
Në këtë mbrëmje me vlera të larta artistike është bërë edhe promovimi i romanit“ Hanna” i autores Fatmire Zeneli – Sopa . Ky roman i shkruar dhe botuar në gjuhën gjermane është pritur mjaft mirë nga lexuesit gjermanë dhe shqiptarë, njohës të kësaj gjuhe . Mbi rëndësinë dhe vlerat e romanit “ Hanna” ka folur poeti dhe kritiku Isuf Sherifi.
Kurse, autorja, Fatmire Zeneli – Sopa, ka shkëputur fragmente nga ky roman të cilat para të pranishmëve i ka lexuar me një gjuhë të pasur dhe të artikuluar.

Tema tejet e ndjeshme e trajtuar brenda këtij romani ka bërë që me këtë autore të re dhe premtuese të zhvillohet një debat mjaft interesant. Sidomos debatin e kanë bërë tërheqës pyetjet e krijuesit Milazim Maliqi, nga Gjeneva.
Kjo temë e pa trajtuar deri me tani në letërsinë tonë mendojmë që do të shpie në përkthimin e romanit “ Hanna” edhe një gjuhë të tjera. Këtë orë letrare e ka pasuruar edhe më shumë prania e zonjave të nderuara si: Fexhrije S.Blaku,sekretare e parë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, e zonjës, Saime Jusufi Zeka, veprimtare e hershme e çështjes sonë kombëtare dhe ajo e këngëtares së mirënjohur Miranda Hashani.

Në fund të takimit zonjës Shukrije Ramadani, tufë lulesh i ka dhuruar çupëza e vogël Elisa Maliqi, mbesë e shkrimtares dhe publicistes së ndjerë Miradije Kurtishi – Maliqi.

ARIF EJUPI

 


Send this to a friend