Voal – Balerini Eno Peçi, solist në Operën e Vjenës u nderua me Medaljen e Kryqit për Shkencë dhe Art – “ÖSTERREICHISCHEN EHRENKREUZES FÜR WISSENSCHAFT UND KUNST” .
Kjo medalje e dhënë për merita është prej kohës të Perandorisë Austriake, e njohur si “pro litis et artibus”, e krijuar më 28 gusht 1887 nga perandori Franz Joseph, dhe më vonë edhe nga Perandori Ferdinand I në 1835 me të cilën shpërbleheshin ato personalitete që ishin dalluar veçanërisht në fushat e arteve dhe shkencave në Austri dhe në vendet që përbënin Perandorinë. Kjo medalje u rinjoh nga shteti austriak në 25 maj 1955.
Balerini i parë i Operas vjeneze, solisti Eno Peçi e njofton këtë lajm të bukur përmes rrjetit social. Këtë lajm po ashtu e jep edhe vetë Opera e Vjenës si një nder dhe vlerësim jo vetëm për balerinin e saj të parë por edhe për institucionin me famë botërore në të gjithë botën.
Ja çfarë shkruan vetë Eno në rrjetin social: “Jam shumë krenar, shumë mirënjohës për nderin që më është bërë duke m’u dhënë nga Austria Medalja e Kryqit për Shkencë dhe Art”
“Very Proud ,Thankful And What An Honor To Get The Austrian Award “HONORABLE CROSS FOR SCIENCE AND ART” or “ÖSTERREICHISCHEN EHRENKREUZES FÜR WISSENSCHAFT UND KUNST” 🇦🇹❤️🙏 #grateful #thankful🙏 #proud #honor #speechless #nowords #to #describe #whatifeel #❤️🙏🇦🇹”
Voal.ch po ashtu i shpreh urimet më të mira. Nderi për Eno Peçin i takon edhe bashkëkombasve të tij, kudo që ndodhen!/ Elida Buçpapaj

Komentet