Pas përgjigjes së shpejtë të gazetares Lindita Çela, pasi u sulmua në Kuvend nga Ilir Meta si e papërgjegjshme dhe se me shkrimin e saj ka bërë një shërbim për të rritur standardin e saj të jetesës, janë solidarizuar me të edhe disa gazetarë të medies shqiptare.
Me ironi ata kanë shkruar për standardin e gazetares, duke i kujtuar se ‘’e kanë vrarë mendjen edhe për 2 mijë lekë kur ishin bashkë me të, jo më larg se dy ditë më parë’’, madje edhe duke e pyetur nëse ‘’e ka marrë rrogën në datë’’.
“Kur ka ndodhur Kjo se parmbrëmë ne po vrisnim mendjen për 2 mijë lekë? Apo nuk folem bashke. Mire o mirë , po rrogat a ua japin në datë fikse ?”, i shkruan Çelës gazetarja Anila Hoxha.
Dhe me ironi Çela përgjigjet se ky ishte ‘’standardi i saj i jetesës’’.
“Mua më pëlqen ta pi shampanjën dhe kur jam me miq e prish dietën. Rosto me kumbulla, mishi i gicit i pjekur në furrë me vaj ulliri dhe i shuar me verë, është darka ime. Në dhomën e pritjes, kam një oxhak me dru dhe aty piqet pastërma pa fund dhe pihet raki.
Në menu e dimrit, nuk mungon supa e kungullit, sallata, mishi që e bëj rosto, jo vetëm me zarzavate në furrë por edhe me kumbulla e fara pishe. Mund të bëj gjel deti me përshesh me arra ne mes dhe nenexhik gjatë periudhës së vitit.
Ndërsa për festa, ngre një tendë gjigante Të ftuarit i gostitën me antipasta, nga të gjitha llojet e djathërave. Pjata e dytë, kadaif me pana dhe karkaleca deti. Sigurisht që nuk mungon vera e llojit Deschants e një puro kubaneze të llojit “Cooiba”.
Pas gjithe kesaj, ulem e bej nje shkrim…..”, shkruante gazetarja Çela
Komentet