VOAL – Avioni ekologjik Solar Impulse, i cili po fluturon rrotull botës me energji diellore, do të mbetet në tokë në Hawaii të paktën deri në prill 2016. Në një komunikatë ditore bëhet e ditur se bateritë kanë pësuar dëme të pandreqshme gjatë udhëtimit të fundit nga Japonia që zgjati pesë ditë.
Deri tani ishte vlerësuar se mund të mjaftonin dy-tri javë për riparimin. Mjerisht, avioni ka nevojë për riparime të thella dhe kjo do të kërkojë një kohë të gjatë.
Avioni njëvendësh i projektuar nga Universiteti Politeknik i Lozanës dhe që drejtohet nga pilotët zviceranë André Borschberg e Bertrand Piccard, u nis nga Abu Dhabi më 9 mars dhe deri tani ka flutuar 18 000 kilometra në disa etapa në Oman, Indi, Birmani, Kinë e Japoni për të arritur, më 3 korrik, në Hawaii.
ATS

Komentet