I mbeten gjithsesi edhe rreth 60 orë për të përshkuar në kabinën e tij të ngushtë të pilotimit. “Është hera e parë që përballemi me një ditë të tretë fluturimi pa ndërprereja, me një cikël të ri të rimbushjes së baterive me anë të dielli,” është lumturuar Bertrand Piccard, piloti i dytë zviceran që ndërrohet në komandën e mjetit fluturues me energji diellore. “Është një moment magjepsës që dëshmon se një avion mund të fluturojë duke e prodhuar energjinë për të cilën ka nevojë,” nënvizon ai.

“Jam në formë të përkryer. Nata ka qenë e vështirë por e mrekullueshme. Jam i zhytur tërësisht në misionin tonë,” ka siguruar Borschberg.

Prej kur është nisur nga Nagoya, qytet në qendër të Japonisë, natën mes së dielës dhe së hënës, Solar Impulse 2 ka përshkuar 3700 kilometra.

Para se të arrijë në Hawai avionit i duhet të përballet me momente të ndryshme kritike, ka bërë të ditur një përgjegjës i komunikimit i Solar Impulse 2 në një video. I duhet të përballet me frontin e ftohtë që përbën pengesën kryesore në kalimin oqeanik 7900 kilometra.

Solar Impulse 2, krahët e të cilit janë mbuluar me qeliza fotovoltaike, kishte mbetur i bllokuar rreth një muaj në Japoni për shkak të kushteve meteorologjike.

Avioni është nisur më 9 mars nga Abu Dhabi për një fluturim rrotull botës 35 000 kilometra me qëllim që të promovojë përdorimin e energjive të rinovueshme, sidomos asaj diellore.

sda-ats