“Sofra Tiranase” 2023 në edicionin e XXVII të saj, u realizua me sukses nga Shoqata Tirana, si një event që evidentoi edhe njëherë vlerat më të larta të qytetarisë kulturës dhe patriotizmit Tiranas.
E konceptuar si një aktivitet i madh festiv me rastin e 103- vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet dhe 15- vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ky organizim i Shoqatës dhe Kryetarit të saj Z. Arben Tafaj, e shndërroi në një event mbarëkombëtar e po ashtu në një nga aktivitetet më të mëdha për këto data të shënuara për gjithë shqiptarët.
Bashkepunimi ne kete vit jubilar, dhe kontributi i Aleances Kosovare te Biznesit me kryetar, z.Agim Shahini ishte nje vlere e shtuar qe i hap rruge pashkepunimit te me tejshem te organizatave tona.
Tirana si kryeqytet i shqiptarisë mirëpriti dhe bashkoi në Sofrën Tiranase përfaqësues të shquar artit e kulturës, të politikës dhe biznesit nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Verut. Shoqata Tirana në traditën e saj të konsoliduar, vlerësoi personalitete të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në fushat që ata përfaqësojnë. Mesazhet për bashkëpunim të sinqertë dhe intensiv te përcjella nga Kryetari Z. Tafaj dhe personalitetet e ftuar si dhe ato të vlerësuar, entuziazmuan publikun që kishte mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve.
