Shumica prej nesh, mendon se soda e bukës nevojitet për t’i bërë ëmbëlsirat dhe biskotat më të mira. Mirëpo, studimet tregojnë se soda, edhe mund të shpëtojë jetë.
Të moshuarit që kanë nivel të ulët të sodës, që zakonisht merret me sodën e bukës, kanë shanse 24 për qind më të mëdha, për të pësuar vdekje të hershme.
Zbulimet sugjerojnë, se përmbajtja e bikarbonatit, ndikon në zgjatjen e jetës. Këtë konstatim e kanë nxjerrë studiues të Universitetit Utah, SHBA, të cilët kanë zbuluar se personat e moshuar, që kanë nivel të lart të bikarbonatit, kanë mundësi të jetojnë më gjatë.
Veshkat dhe mushkëritë, punojnë së bashku në nivele të ndryshme të bikarbonatit, si bazë dhe dyoksidin e karbonit në gjak. Kjo ndihmon pehashin e trupit të jetë në nivel të dukur, duke lënë qelizat dhe organet të punojnë si duhet.
Komentet