Snajperi gaboi shënjestër në Vaqarr, duke goditur personin e gabuar. Pas hetimeve të sotme është zbardhur emri i të burgosurit që ishte planifikuar të eleminohej.
Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëririn e tij, Enea Ceka 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezulton se dy personat kanë qëlluar me armë zjarri dje ku mbeti i plagosur Lili Dulaj nga Kosova, por objektiv i tyre Dulaj, por Gazmir Daci, raporton ‘’Report’’.
Daci akuzohet për vrasjen e vëllait të të arrestuarit Ergys Kolaveri. Konflikti mes tyre ka nisur për trafikun e emigrantëve në Angli. Për Dacin ka akuza të forta për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të Robert Kolaverit, që aktualisht ka mbetur i paralizuar.
Detaje të reja zbardhen edhe nga momenti i atentatit të djeshëm jashtë burgut të Vaqarrit. Mësohet se dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi me automjetin tip “Mercedes Benz” të Ergys Kolaverit. Në makinë u gjetën edhe një palë dylbi që shërbenin për të parë të burgosurit. Ende nuk dihet se kush e ka kryer qitjen, pasi arma e krimit nuk është gjetur.



Komentet