VOAL – Skype, software-i për të biseduar via internet, të cilin e bleu Microsofti më 2011 për 8,5 miliardë dollarë, është jashtë përdorimit, shkruan Voice Of Albanians, duke iu referuar agjencisë ANSA. Kompania Microsoft bën të ditur se ka “indentifikuar një problem në zhvendosjet e statusit” të cilat tregojnë nëse një përdorues është i lidhu apo jo. Problemi teknik nxjerr shumë përdorues offline edhe në qoftë se arrijne të lidhin dhe, për pasojë, nuk ua mundëson atyre të telefonojnë. “Jemi duke bërë gjithçka për ta rregulluar,” thuhet në komunikatën e sotme të kësaj kompanie.
Vështirësitë nuk janë vetëm për telefonatat, por edhe për chatet, gjithsesi më të pakëta. “Një numër i vogël i mesazheve të chateve ne grup nuk është realizuar, por pjesa më e madhe e tyre arrin me sukses,” shpjegon Skype në blogun e tij. Sipas kompanisë, nuk është hera e parë që Skype del nga shërbimi: në dhjetor 2010 një problem teknik e preku një numër të madh klientësh në të gjithë botën për disa orë. Siç ndodhi atëhere, edhe tani shumë veta janë duke vënë re çfarë po ndodh me Twitterin në vende të ndryshme, nga Britania e Madhe në Australi, nga SHBA në Brazil, nga Turqia në Tailandë e Japoni.
Komentet