Policia dhe agjencitë e inteligjencës britanike do të kenë identifikuar “njerëz kyç” të përfshirë në përpjekjen për të helmuar ish-spiunin rus
VOAL – Agjencitë e policisë dhe inteligjencës britanike kanë identifikuar “të dyshuar kryesorë” në një përpjekje për të helmuar me një agjent nervor ish spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia, shkruan Telegraph të shtunën pa cituar burime.
Agjentët anti-terrorizëm të Madhërisë së Saj tani po hetojnë “njerëz të informuar për faktet” që autoritetet thonë se janë kthyer në Rusi.
Sulmuesit e dyshuar u identifikuan duke studiuar listat e pasagjerëve të cilët hynë dhe dolën nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe dhjetra orë të regjistrimeve të marra nga kamera CCTV të instaluara në rrugët e Salisburyt, ku ka ndodhur tentimvrasja e dyfishtë.
ATS/ANSA
Komentet