Çifti që nxori puthjen nga burgu bulevardit të Tiranës!
E mbaj mend sikur sot!
Pranverë e fundviteve ‘80 do ketë qënë!
Visari sa kish dalë nga burgu,
Eda gëzonte moshën e dashurisë!
Ata ecnin symbyllur e buzëngjitur bulevardit të Tiranës në botën e tyre!
Botës tonë i bënin zili!
Edhe ne putheshim, por në errësirë!
Ata në dritë!
Poezia e puthjes e kish futur në burg Visarin,
ai dënimin e kish kryer dhe tani merrte hak!
Nuk i sjell ndryshe në mendje Edën dhe Visarin veç duke u puthur!
Ja! Edhe tani në galerinë e arteve në Çikago janë para puthjes së tyre të famshme!
Ah, ta kishim Visarin president!
Do puthnim e do putheshim mes nesh si të lindur normalë!
Nga dashuria!
Komentet