Të gjithë ata qytetarë që nuk e tolerojnë gjuhën denigruese e përçmuese ndaj grave
Pyetja e një gazetareje se kur i lindi ideja për të kandiduar si kryetar i Akademisë së Shkencave ndërkohë që ishte kryetar i një komisioni që drejtonte reformën në këtë Akademi, Skënder Gjinushi i është përgjigjur me fyerje. Gjinushi i thotë gazetares, shko mjekohu se je shumë e eksituar.
Dialogu gjatë daljes së Gjinushit përpara gazetarëve:
Gazetarja: Kur e morët vendimin për të kandiduar si kryetar i Akademisë së Shkencave, para reformës apo pas reformës?
Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.
Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, atëherë keni qenë kryetar partie.
Gjinushi: Epo mirë dakord.
Gazetarja: Kur e morët vendimin për të kandiduar si kryetar i Akademisë së Shkencave, para reformës apo pas reformës?
Gjinushi: Je shumë e eksituar…shko mjekohu.
Gazetarja: Kujdes me gjuhën zotëri…i paedukatë. Shko mjekohu ti se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave.
Gjinushi: Mos bëj pyetje që s’kanë përgjigje.
Gazetarët: Si nuk kanë përgjigje?
Nënshkruani peticionin nëse dëshironi:
https://secure.avaaz.org/en/community_petitions/T_GJINUSHI_KERKO_FALJE_PUBLIKE_PER_GJUHEN_DENIGRUESE_E_SEKSISTE_NDAJ_GAZETAREVE/?fgVVsob&fbclid=IwAR2vkxGCNMhoT9VTNdodua3jpGeP9eTdbFIrDcNXb4V8mjTlAVCF94u-Bvw
Komentet